Lufta në Gjeorgji, Rice: Rusia rrezikon izolimin
SHBA-ja ka paralajmëruar Rusinë për pasojat e veprimeve të saj ushtarake në Gjeorgji. Por deri tani, përveç anulimit të manovrave ushtarake, shumë pak ka ndodhur.
SHBA nuk ka shumë pushtet të drejtpërdrejtë ndaj Moskës. Por a ka pushtet Rusia, a mund të detyrojë ajo Uashingtonin që të heqë dorë nga aleatja e tij, Gjeorgjia?
Ishte në fakt pikërisht kjo ajo që sugjeroi ministri i jashtëm Sergei Lavrov kur tha se SHBA-së i duhet të zgjedhë mes udhëheqjes gjeorgjiane ose asaj që ai e quajti, projekt virtual dhe partneritet të vërtetë me Rusinë.
SHBA dhe Rusia, sigurisht duhet të punojnë së bashku për çështje të tilla si Irani dhe Korea e Veriut dhe programet bërthamore të këtyre dy vendeve.
Por sekretarja e shtetit, Condoleezza Rice shumë shpejt i vendosi gjërat në kontekst duke thënë se Rusia po i bënte nder vetes, dhe jo SHBA.
“Moska ishte po aq e interesuar në stabilitetin e Lindjes së Mesme sa edhe Uashingtoni”- tha Rice, duke shtuar “Kështu që kush ka nevoje për kë?”
Kjo është një pyetje që do të debatohet për disa kohë, por për momentin pikëpamja nga Ëashingtoni është se më shumë do t'i kushtojë Rusisë.
Zyrtarët amerikanë këmbëngulin se Moska reagon po qe se merren masa konkrete për ta izoluar atë në skenën ndërkombëtare.
Nuk është më 1968-ta, thonë zyrtarët amerikanë, jo vetëm që Moska nuk shpëton dot më po qe se pushton një vend fqinj, por do të humbasë shumë, më shumë se sa ç'humbi Bashkimi Sovjetik 40 vjet më parë. (BBC)