E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjuajtesi kinez "zihet" mat ne rere

Bllokohet ne bregdetin e Currilave ne Durres, gjuajtesi kinez i Republikes se Shqiperise. Luftanija patrulluese e Rojes Bregdetare, e cila ka ne bord edhe dy topa artilerie, u zu "mat" ne reren e plazhit. Ka qene ora 15:15 e dites se djeshme, kur e shtyre nga nje ere e forte me drejtim jugu, luftanija "P 115", e cila kishte si destinacion Bishtin e Palles, ka ngecur ne argjile. Ka qene e kote manovra e marinareve, per t'i dhene motorit mbrapsht me te gjithe forcen e mundshme, pasi vec tymit te zi qe u clirua per 10 minuta rresht nga sforcimi i motorit, asgje nuk u be per lirimin e mjetit detar, ne nje distance afro 200 metra larg bregut te detit. Ushtaraket kerkuan ndihme nga porti i Durresit. Motovedeta patrulluese "Iliria", e mberritur se fundmi nga Holanda, hyri ne aksion, por pa sukses. Anija kishte dale per riparim feneresh, ndersa nuk ka pesuar ndonje demtim serioz.

E. A.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›