Grabitesi plagos rojen e bankes
Artan Cena
HAS - Shkon te vjedhe banken por perballet me rojen e armatosur, te cilin e plagos. Ngjarja ka ndodhur ne Has, gjate paradites se djeshme, kur nje person i maskuar dhe i armatosur ka tentuar te hyje ne ambientet e brendshme te "Raiffeisen Bank". Ne kete moment personi i paidentifikuara nga policia, ka qelluar me arme ne ajer duke shkaktuar plagosjen e Fadil Lushajt, qe ishte ne vendin e tij. Burime zyrtare te Policise se Kukesit, thane se, "ngjarja ndodhi rreth ores 12:00 te dites se djeshme, kur nje person me maske dhe i armatosur tentoi te hyje ne banke. Personi i armatosur qelloi ne ajer me arme zjarri, duke shkaktuar plagosjen e rojes, Fadil Lushaj, i cili ka tentuar ta ndaloje ate". I ndodhur ne kete situate i armatosuri eshte larguar me vrap duke humbur cdo gjurme.
Ngjarja
E gjithe ngjarja ka ndodhur vetem 50 metra larg Komisariatit te Policise se Krumes. Por dhe pse reagimi i uniformave blu ka qene i shpejte, personi i maskuar dhe me arme "Kallashnikov", ka mundur te zhduket neper pallatet afer bankes dhe me pas, dyshohet se eshte zhdukur ne malin aty prane. "Personi i armatosur u largua menjehere nga vendngjarja, nderkohe qe po punojme per identifikimin e tij", thane gjate dites se djeshme, burime zyrtare nga policia e qytetit verior. Sipas deshmitareve, personi i cili ka sulmuar banken dyshohet te jete rreth 30 vjec, me gjatesi dhe trup mesatar dhe veshje normale. Policia ka bere kontrolle te shumta ne te gjithe zonen e qytetit te Krumes dhe ka nisur verifikime dhe ne fshatrat afer. Por deri ne oret e mbremjes se djeshme, policia nuk kishte arritur te identifikonte dot njeri, si autor te kesaj grabitjeje te deshtuar.
Roja
Persona te rastesishem kane derguar rojen ne spitalin e Krumes, por me pas eshte derguar per ndihme te specializuar ne spitalin e Kukesit. Sipas burimeve nga policia gjendja e rojes, Fadil Lusha eshte e rende per shkak te plageve te marra gjate perplasjes qe kishte me grabitesin. Burime nga bluzat e bardha thane se jane duke bere te gjitha perpjekjet, qe jeta e rojes se bankes te mos rrezikohet aspak dhe pse ai eshte ne gjendje te rende. Sic behet e ditur ai ka marre dy plumba ne trup, qe i kane shkaktuar plage te renda, por gjithashtu ka humbur dhe gjak, deri sa ka shkuar ne spitalin e Krumes.