Shkreh kembezen e ciftes, vret shokun 16-vjecar ne kullote
PEQIN- Nje 16-vjecar ka humbur jeten, pas shkrehjes nga pakujdesia te nje arme gjahu nga shoku i tij. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 17:00 te dites se djeshme ne kullotat e fshatit Drangaj, ku dy te mitur kullosnin bagetite. Sipas te dhenave te para nga policia, Kastriot Dranga, 15 vjec, i ka treguar armen e llojit cifte 16-vjecarit Sajmir Hyra, me banim te dy ne fshatin Drangaj, por ne nje moment pakujdesie dhe kurioziteti ajo eshte shkrehur dhe ka goditur 16-vjecarin qe ndodhej mjaft afer tytes se armes. Dy adoleshentet kane qene duke kullotur delet afer fshatit, gje qe e benin cdo dite dhe qendronin gjithmone bashke. Ka qene e shtena qe ka shqetesuar banoret e fshatit. Keta te fundit kane vrapuar drejt kullotave dhe aty kane gjetur te pergjakur djalin, ndersa tjetrin duke qare. Menjehere eshte bere transporti per ne spitalin e Peqinit, por gjate rruges ai ka gjetur vdekjen. Mjaft i tronditur, i mituri qe ka shkrehur armen eshte traumatizuar nga ngjarja. Agjentet e kane shoqeruar ne komisariatin e policise per veprime te metejshme dhe sqarimin e rrethanave. Aktualisht nga veprimet e para hetimore, rezulton se ngjarja eshte aksidentale. Sipas te dhenave nga policia, ne vendin e ngjarjes eshte bllokuar arma e llojit cifte dhe eshte shoqeruar 15-vjecari qe do i nenshtrohet nje seance pyetjesh dhe trajtimit me psikologe, per te kaluar traumen e pesuar.
F. Salliu
F. Salliu