Gjinjte me te medhenj ne bote
Eshte vetem 30 vjece dhe ka gjinjte me te medhenj, ndaj ka thyer cdo rekord te shenuar ndonjehere ne bote. Norma Stitz, e cila sipas "The Sun" eshte gjithashtu nje aktore e filmave porno, pranon se ka probleme te medha me njohjen e meshkujve, sepse ata panderprere i ngulin syte ne gjinjte e saj gjigant, me peshe prej pothuajse 20 kilogramesh. "Kur te njoh nje mashkull, kam deshire te interesohet per mua, e jo per "vogelushet" e mia. Shumica e tyre mbeten si te hutuar dhe vetem me veshtrojne me kersheri", tha ne nje interviste televizive Stitz, ndersa ndodhej ne Itali, ku mori edhe kuroren e cmimit te saj te rralle. Gjinjte e saj, te cilet kane nje diameter prej 170 centimetrash dhe zyrtarisht jane regjistruar ne Librin e rekordeve "Guinness", nuk mund te mos ngjallin kuriozitetin e njerezve. Me prejardhje nga Atlanta ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Norma thote: "Njerezit me pyesin pse nuk i zvogeloj, e pse do t'i kisha zvogeluar kur me ofrojne nje jete kaq te mrekullueshme. Tanime kam marre oferta te shume stacioneve televizioneve te medha boterore qe te shkoj aty dhe t'i shfaq", ka perfunduar ajo. Gjate show-t, Norma Stitiz, emri i vertete i se ciles eshte Annie Hawkins-Turner, tha gjithashtu se i eshte nenshtruar nje trajnimi special, ne menyre qe te dije se si te jetoje me to dhe si te ece per poshte, si psh. te zbrese shkallet, pasi duhet te marrim ne konsiderate qe gjinjte e saj peshojne thuajse sa gjysma e peshes se nje femre normale. "Me ben pershtypje qe meshkujt ne Itali me shikojne, sigurisht me nje lloj habie, por ata edhe flasin me mua. Nderkaq, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ku une jetoj, meshkujt vetem me shohin si te cuditur, pa me folur", shtoi Norma Stitz, e cila deklaroi te kete dale topless vetem ne plazhin publik te Hawai-t.