Gjuetarët e thesareve gjejnë anijen legjendare
Luftanija e famshme britanike është zhdukur prej 250 vitesh, viktimë e një stuhie të tmerrshme në vitin 1744 në Kanalin Anglez. Tani, gjuetarët e thesareve kanë lokalizuar vendndodhjen e saj. Janë zbuluar objekte unike, por mendohet se brenda saj fshihen 4 tonë ar. "HMS Victory" ishte krenaria e Marinës Mbretërore. Ishte 53 metra e gjatë dhe e armatosur me 100 topa. Por, më 5 tetor të vitit 1744, "HMS Victory" ra pre e një stuhie të dhunshme rrugës së kthimit nga Gjibraltari.
Luftanija ishte nën komandën e Sër Xhon Balçin, i dyti në hierarkinë e Marinës Ushtarake britanike, i cili i shërbente kurorës mbretërore prej 58 vitesh. Por anija 2 mijë tonëshe nuk arriti dot kurrë në Portsmuth. Atë ditë vjeshte u zhduk bashkë me 1 100 njerëzit e ekuipazhit dhe me 4 tonë ar. Në atë kohë ishte luftanija më e madhe në botë dhe për Anglinë kjo humbje u konsiderua tragjedi kombëtare. Gjithçka që u gjet nga anija ishin copa të vogla druri të nxjerra në breg nga dallgët. Për 250 vjet, vendndodhja e anijes mbeti mister.
Përgjatë një operacioni sekret, që zgjati muaj të tërë, kompania amerikane "Odyssey Marine Exploration", një prej gjuetareve të thesareve më në zë, ka arritur të lokalizojë anijen e mbytur 100 metra nën ujërat e Kanalit Anglez. Sipas një raporti zyrtar të kompanisë, pas 23 zhytjesh të kryera mes muajve maj dhe tetor të vitit të shkuar, nuk ka më dyshime që është gjetur "HMS Victory". Greg Stem, themeluesi i kompanisë, e zyrtarizoi personalisht zbulimin në një konferencë për shtyp.
Gjithsesi, nuk pranoi të tregonte me saktësi koordinatat e vendndodhjes. Prej frikës se të tjerët mund të nxitojnë për të shtënë në dorë thesarin, kompania i referohet vendndodhjes së mjetit të mbytur lundrues vetëm si "siti 25c". Sipas raportit, bëhet fjalë për një zonë 16 metra të gjerë dhe 21 të gjatë, brenda së cilës janë gjetur 41 topa. Specialistët mendojnë se duke gërmuar dyshemenë e kanalit do të gjejnë edhe topat e tjerë.
Pas kësaj, vjen çështja e thesarit që gjendet brenda anijes. Sipas të dhënave të kohës, "HMS Victory" po kthehej nga Gjibraltari për në Portsmuth përmes Lisbonës, ku u ankorua për pak kohë për të ngarkuar 400 mijë sterlina, që mund të jenë në formën e 100 mijë monedhave të arta. Mendohet gjithashtu se Balçin edhe mund të ketë plaçkitur disa anije tregtare franceze rrugës së kthimit.
Për arkeologët nënujorë, zbulimi është sensacional. Gjuetarët e thesareve përdorën një pajisje të robotizuar, e komanduar në distancë për të ngritur dy prej topave të artë. Njëri prej tyre mban stemën e Mbretit Xhorxh I, tjetri atë të Xhorxhit II. Datat e prodhimit janë përkatësisht 1726 e 1734 dhe i përshtaten më së miri kohës së prodhimit të luftanijes "HMS Victory". Ishte anija më e madhe luftarake me topa bronzi e prodhuar deri në atë kohë, përpara se të kalohej te topat e hekurt.
Kompania "Odyssey Marine Exploration" bëri shumë kujdes që para nxjerrjes së topave të merrte lejet e duhura nga Ministria Britanike e Mbrojtjes. Si anije luftarake, mjeti lundrues i përket ende shtetit britanik, edhe pse gjendet në ujëra ndërkombëtare. Nga mosmarrëveshjet me shtetet e ndryshme, për shkak të zbulimeve të këtij lloji, tashmë kompania amerikane ka nxjerrë shumë mësime.
"Odyssey Marine Exploration" është përballur për një kohë të gjatë me shtetin spanjoll për luftanijen "HMS Sussex", e cila u mbyt në Gjibraltar në vitin 1964. Kompania amerikane arriti në vitin 2006 ta zbulonte vendndodhjen e mjetit lundrues, brenda të cilit mendohet se fshihet një thesar me vlerë miliarda dollarë, por ende nuk ka nisur operacionin e rikuperimit të tij. Qeveria spanjolle u ka ndaluar çdo veprim të mëtejshëm.
Në vitin 2007, një tjetër operacion pranë brigjeve spanjolle rezultoi pjesërisht i suksesshëm. "Odyssey Marine Exploration" nxori në fshehtësi qindra mijëra monedha nga anija që njihet vetëm me emrin e koduar "Mjellma e Zezë" dhe ia doli t‘i transportonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por Spanja ka kërkuar të drejtën mbi këtë thesar, duke qenë se u zbulua në ujërat e saja territoriale dhe çështja vazhdon të jetë në gjyq.
Ky rast rezultoi mjaft problematik për "Odyssey Marine Exploration", duke qenë se kompania i ka hedhur aksionet në bursë dhe vlera e tyre ka rënë ndjeshëm, për shkak të problemeve ligjore lidhur me thesarin e "Mjellmës së Zezë". Zbulimi i "HMS Victory" mund t‘i sjellë lajme të mira kompanisë. Edhe pse thesari i saj nuk është gjetur ende, mund të nxirren fitime të majme, duke shitur historinë e zbulimit. "Discovery Channel" ka nisur punën për realizimin e një seriali dokumentarësh televizivë të titulluar "Në kërkim të thesareve".
"Odyssey Marine Exploration" po bën tratativa me qeverinë britanike për mënyrën se si do të ndahet thesari me t‘u nxjerrë nga fundi i detit. Kompania amerikane ka përgatitur një marrëveshje, sipas së cilës në këmbim të nxjerrjes dhe sigurimit të gjithçkaje që gjendet në anije të marrë një përqindje nga vlera totale e thesarit.
Por kur vjen fjala te garancitë, ajo që mund të thuhet me më shumë siguri është se për "Odyssey Marine Exploration" në horizont po duken çështje të reja gjyqësore. Maik Uilliams, lektor jurisprudence në Universitetin Volverhampton, ashtu si edhe shumë pjesëtarë të Shoqatë britanike të Arkeologjisë Detare, tha për gazetën "The Observer", se do të ketë reagime të ashpra nga publiku, në rast se qeveria vendos t‘u lërë dorë të lirë gjuetarëve të thesareve në operacione për objekte kaq të rëndësishme. Arkeologët detarë i kanë parë gjithnjë shtrembër gjuetarët e thesareve. Kjo, pasi kanë bindjen se u interesojnë vetëm fitimet financiare dhe se gjatë kërkimeve nuk e vrasin fare mendjen të ruajnë objekte me vlera të larta historiko-kulturore, ose, siç e thonë anglezët, veç i prishin paqen të vdekurit.