E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rosi: Yamaha, më e shpejtë

çlodhur, i koncentruar, i motivuar.
Në ditët e prezantimit të Yamahas së
re, Valentino Rosi hidhet në sulm për
Botërorin 2009, që për atë prezanton
një sfidë të re. Pas tetë botërorësh janë
për t‘u sfiduar akoma kundërshtarë të
tjerë. Objektivin e deklaron qartë:
"Dëshiroj të fitoj të tjerë botërorë, edhe
pse në 2009-ën do të jetë më vështirë
se në 2008-ën". Rosi, gjithashtu, ka folur
edhe për krizën që ka goditur motorët,
por edhe për konfirmimin se F1 është
një tren, që tashmë ka kaluar. "Vështirë
të zgjedhësh një moment të preferuar
nga 2008-a, sepse për fat të mirë ka
shumë. Ka qenë një sezon i madh, jam
rikthyer te titulli. Por gara më emocionuese
ka qenë padyshim Laguna
Seka, një fitore e rëndësishme". Një
mendim për motorin e ri: "E kam provuar
prototipin e 2009-ës si në Valencia
edhe në Jerez. Kam qenë shumë i
shpejtë. Motori është përmirësuar
shumë dhe kam qenë më i shpejtë se
me versionin e 2008-ës. Prandaj besoj
shumë, edhe pse punët janë në fillim.
Do të duhet t‘i shfrytëzojmë këta muaj
për t‘u përmirësuar. Në Sepang, javën
e ardhshme, do të përdorim të dy motorët
e garave në dispozicion. Duhet të
ambientohemi me ta. Po punojmë
shumë me motorin për të përmirësuar
xhirot e shpejta, te të cilat duhet të
mbështetemi". Po ashtu, Rosi ka folur
edhe në lidhje me kundërshtarët: "Në
skuadër jemi dy pilotë mjaft të fortë, që
garojmë për të fituar titullin. Vitin tjetër
kemi bashkëpunuar mirë dhe do të
vazhdojmë edhe në 2009-ën. Besoj se
Lorenco do të jetë një nga kundërshtarët
e mi të parë, ka shumë eksperiencë.
Do të jetë e vështirë ta mundim.
Rivali tjetër do të jetë Sotner, pastaj
edhe Pedroza". Ndërkohë që nuk e ka
fshehur shqetësimin e tij në lidhje me
krizën që ka prekur motorët. Ai shpreson
që Kavasaki të mos largohet nga
MotoGP.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›