E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ky është Milani i Bekhamit, por tani problemi është Ronaldinjo

Milani rikthehet në luftën për
titull, tani është -6 pikë nga
Interi. Gjithçka falë fitores së pastër
3-0 ndal Lacios. Dhe pas vetëm dy
javësh vjen derbi i Milanos... Skuadra,
përditë e më shumëpo shndërrohet
në Milanin e Devid Bekhamit
dhe te kuqezinjtë e kanë kuptuar
se do të ishte më mirë të përgatitet
për çfarëdolloj sforcoje për ta mbajtur
mesfushorin anglez edhe pas
kontratës së huazimit me Los Anxhelos
Galaksi. Një hap të parë, drejtuesit
e Milanit e kanë bërë, duke e
futur në listën e UEFA-s, ku nuk figurojnë
Emerson e Borrielo. Paraqitja
të dielën kundër Lacios në
Olimpiko flet qartë: Bekham është
lojtari model, që ka demonstruar
në një kohë të shkurtër, atë çfarë
Milanit i nevojitet. Dhe, mbi të
gjitha, çfarë kuqezinjtë dëshirojnë
nga ai, e ka bërë madje dyfish dhe
askush nuk mund t‘ia fshehë. E
thënë thjesht, Bekhami është
shndërruar në një lojtar të pazëvendësueshëm
të Milanit. Për këtë
ka ndërhyrë edhe Adriano Galiani:
"Bekhamin? Duam vërtet shumë që
ta mbajmë dhe do të shpresojmë
deri në minutën e fundit, por varet
nga Galaksi. Kur erdhi te ne, menduam
se bëri mirë, por jo kaq mirë.
Ne do të bëjmë çdo sforco dhe çdo
tentativë për ta mbajtur". Në rrugën
"Turati" jo gjithçka është fushë me
lule: pas rastit Panuçi te Roma,
mund të lindë në orët e ardhshme
një çështje e gjitha braziliane te Milani,
e cila mban emrin Ronaldinjo.
Futbollisti, në ndeshjen e së dielës
ndaj Lacios, ka qëndruar në stol për
të katërtën herë radhazi. Trajneri po
mbështetet te dyshja Sedorf e Kaka,
pas shpatullave të Patos dhe rezultatet
po i japin të drejtë. Administratori
i deleguar, Adriano Galiani,
gjatë një interviste në mbrëmjen e
së dielës, ka shprehur opinionin e
tij për situatën delikate. "Ky është një
problem i trajnerit tonë, por që besoj
se duhet të zgjidhet, sepse ne
nuk mund t‘ia lejojmë vetes të humbasim
Ronaldinjon dhe nuk dëshirojmë
ta humbasim. Sigurisht, për
ta futur atë në 11-shen titullare duhet
hequr dikush". Dinjo as nuk e
ka ndërmend të vazhdojë të ulet në
pankinë. Dëshira për të luajtur e
shtyn të kërkojë një vend në formacionin
titullar. Nëse situata nuk do
të mund të zgjidhet shpejt, atëherë
në verën e ardhshme rrugët e tyre
mund të ndahen. Dhe ajo e brazilianit,
sipas zërave të fundit, mund
të jetë drejt Mançester Sitit të kamur
në para.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›