E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjueti Al Kaedes. SHBA aksione per vrasje e krereve te organizates

Shtetet e Bashkuara, të vetëdijshme se lufta kundër terrorizmit nuk ka marrë fund me vrasjen e Osama Bin Laden, kanë plane edhe për figura të tjera të rëndësishme të Al Kaedës. Kështu, edhe pse nuk përfundoi me sukses, një sulm me avionë të telekomanduar ka shënjestruar një nga figurat me më shumë influencë të Al Kaedës, në Jemen. Bëhet fjalët për një radikal jemenit, klerikun Anëar al-Aëlaki i cili është koka e AL Kaedës në gadishullin Arabik.

Dy vëllezër që klasifikohen si drejtues jo shumë të lartë të lëvizjes terroriste u vranë gjatë sulmit në Jemenin e Jugut, konfirmojnë vetë zyrtarët jemenitë. Pentagoni, nga ana tjetër, refuzoi komentet për atë që u cilësua si sulm i shënjestruar ndaj  Anëar al-Awlakit, pasi avioni ka shkatërruar një makinë ku udhëtonin dy personat e vrarë.

Por, raportimet nga Washingtoni tashmë thonë se komandantët ushtarakë amerikanë besonin se kishin në shenjëstër vetë AL Aualikin, një objektiv mëse i vlefshëm i Al Kaedës.“Shpresonim të ishte ai”, i tha televizioni CBS një ushtarak amerikan, në kushtet e anonimitetit.

Ndërsa duke iu referuar Wall Street Journal, ka pasur disa përpjekje për të vrarë al Awlakin gjatë së enjtes. Ai mësohet se ka shpëtuar nga sulmi i parë me tre raketa në një automjet ku ai po udhëtonte e më pas ndërroi makinën me dy vëllezërit.
Washingtoni e vlerëson krahun e al Kaedës në Jemen celulën më aktive të terrorizmit në botë.

Analistët janë të bindur se pas vdekjes së Bin Laden, al Aualaki përfaqëson kërcënimin më të madh. Kleriku i lindur në Amerikë me origjinë nga Jemeni, ndodhet në listën e zezë të terrorizmit që nga korriku 2010. zyrtarët besojnë se ai rekrutoi nigerianin, Umar Farouk Abdulmutallab, i cili tentoi të hidhte në erë një avion në Detroit, më 25 dhjetor 2009.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›