Akuza per manipulim. KQZ fare u ndalohet partive
Në më pak se 24 orë nga starti i zgjedhjeve, në KQZ partitë denoncojnë skenarët për manipulimin e tyre, gjithnjë duke ia faturuar autorësinë kundërshtarit. Bllokim të qendrave të numërimit, karta identiteti fallso dhe lista të dubluara janë opsionet me të cilat mund të ndërhyhet në rezultatin final.
“PS po merr masa që ditën e zgjedhjeve në disa njësi, në disa qendra votimi në Tiranë të bllokojë procesin e votimit. Në njësinë numër 3, në minibashkinë 6, në qendrat e votimit të shkollës “Musine Kokalari” tha Ylli Manjani, perfaqësues i LSI-së.
”Edhe nga zgjedhjet e kaluara edhe nga këto zgjedhje ne po shikojmë që janë prodhuar dhe po prodhohen karta fallco. Në zgjedhjet e kaluara kanë votuar votues në emër të emigrantëve” tha anëtari socialist, Artan Lazaj.
”Në qoftëse janë në kllapi përfaqësuesit e PS kur flasin publikisht siç na e demostruat dhe në 2009 kur ditën që nisi votimi na sollët në qendrën e votimit çdo gjë të paparashikuar në ligj dhe u krijua gjithë ai tension” tha Njazi Kosovrasti, përfaqësues i PD në komision.
”Ne do jemi aktivë dhe do rregullojmë çdo gjë dhe do mundohemi të parandalojmë çdo tentativë të paligjshme në qendrat e votimit, ç’do rrezik që mund t’i vijë votimit, çdo rrezik që mund t’ju vijë zgjedhësve për t’I penguar të votojnë të lirë dhe të barabartë në qendrat e votimit. Në bazë të ligjit çdo gjë që do të ndodhë do mundohemi ta parandalojmë ose ta neutralizojmë” tha kreu i KQZ, Arben Ristani.
KQZ shpalli të kundraligjshme mbajtjen në qendrat e votimit të listave shtesë përveç atyre të komisonerëve, skemë kjo me të cilën PS kishte deklaruar se do të monitorojë përputhshmërinë numrit të zgjedhësve dhe fletëve të votimit. Po ashtu në qendrat e votimit nuk do të lejohen të mbahen regjistrues audio e video, aparatë fotografikë, kamera e celularë.
“Në asnjë rast nuk mund të përdoren materiale si fletë votimi, procesverbale votimi, listat e zgjedhësve dhe të tjerë të cilat nuk janë sipas nenit 100 të kodit zgjedhor” tha Ristani
Urdhëresa e marrë pak ore para zgjedhjeve është quajtur e paligjshme nga komisionerët e majtë në KQZ pasi për ta miratuar duheshin 5 vota dhe jo 4 sa mori.
Elona Gjylmi