E Shtunë, 31 Tetor 2026

Osama Bin Laden, telefonata që e "tradhëtoi"

Që nga humbja e gjurmëve nga malet e Tora bora-s, në vitin 2001, për shërbimet sekrete amerikane, Osama Bin Laden lëvizte në kufirin në mes Afganistanit dhe Pakistanit.
 

Lidhur me zbulimin e vendndodhjes ku dhe u ekzekutua Bin Laden, ka shumë të ngjarë që shkak të jetë bërë një telefonate, e cila në fillim ishte marrë jo me rëndësinë që ajo kishte në të vërtetë.
 

Në mesin e vitit të kaluar, CIA kishte mundur që të kapte një telefonatë që Abu Ahmed al Kuëaiti, korrieri personali i Osama BIn Laden, kishte marrë nga një miku i tij i vjetër. Interpretimi i mesazheve që vinin nga kjo bisedë, tregoi qartë se korrieri ishte vendosur përsëri në kontakte me Osamën, dhe që nga ky moment filloi filmi i ndjekjes së Osama-s dhe që përfundoi me gjetjen dhe ekzekutimin e tij.
 

Ajo që ndjekësve amerikane i kishte bërë më shumë përshtypje, ishte fakti se kur korrieri, ose të tjerë njerëz që ishin në lidhje me Bin Laden largoheshin nga shtëpia, celularët e tyre ndizeshin vetëm kur ato ishin të larguar 90 km larg saj.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›