E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjuha e drunjtë e Ramës dhe hakmarrja e ngjarjeve

13-05-2012 / Nga Lavdrim Lita

Kush ka kujtesë historike gjen në leksikun e kreut të opozitës (Edi Rama, intervistë në emisionin Opinion”), jehonën e  langue de bois (“gjuha e drunjtë”) të socializmit intervencionist dhe burokratik, të Bashkimit Sovjetik,  që e quante demokracinë totalitarizëm dhe lirinë tirani, duke shtrembëruar kuptimin e fjalëve. Socializmi i vërtetë ka vdekur, i vrarë nga dështimet dhe gabimet që “gjuha e drunjtë” nuk mund të kompensojë. Faktet janë kokëfortë, ka thënë Lenini, por pasardhësit e tij nuk e kanë dëgjuar. Kështu, ngjarjet kanë marrë hakmarrjen e tyre, dhe kanë mohuar “gjuhën e drunjtë”.
Me një gjuhë të drunjtë Rama u orvat të trajtonte dy takimet me kreun e LSI-së, Ilir Metën, sikur të ishte gjëja më normale në botë. Sigurisht do të kish qenë normale që një lider opozite të takohen për darkë apo për kafe me një lider tjetër partie, sidomos kur kanë të përbashkëta pikëpamje të majta. Mirëpo nuk është dhe aq normale takimi i parë i këtyre dy “armiqve” pas 4 vitesh të bëhet në prapaskenë, aty ku perdja e natës vala dhe zhurmuese e detit shfaqin tiparet e konspiracionit makiavelik, sidomos pa besueshmëria se për çfarë bisedoi Rama me njeriun që e ka sulmuar me të gjitha mjetet e mundshme.
Megjithëse Rama shprehet me gjuhën e drunjtë se Metën dhe Berishën i ka kundërshtarë dhe jo armiq. Ndërsa e kundërta është e vërteta. E gjitha agjenda politike e Ramë vitet e fundit është rregulluar për të krijuar armiqësi të skajshme, patetike e cinike. Ndërsa mbahet mend që sulmi ballazi ndaj Metës fillon me ndryshimet Kushtetuese të Kodit Zgjedhor, në 2008, aq të kërkuara dhe të shkruara nga kreu i PS-së, Edi Rama, për të neutralizuar fuqinë elektorale të aleatit më të madh në të majtë. Për ironi të fatit Ramës, aleati i dikurshëm do të hynte në qeverinë Berisha me koalicioni për Integrimin. Arritja e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë në BE vërtetoi, faktikisht, vendimin e drejtë politik të Metës. 
Këtë vendim për të hyrë në koalicion me “armikun” Berisha, Edi Rama e quajti “tradhti” me 80 mijë zemra socialiste të thyera nga Ilir Meta. Sepse terminologjia e gjuhës shqipe dëften se “tradhtar” quhet ai që punon me “armikun” dhe jo me konkurrentin politik. Kurse sot me gjuhën e drunjtë revizioniste thotë se “nuk jam takuar me Ilir Metën për të rishkruar të shkuarën”. Nënteksti është t’i harrojmë plagët dhe akuzat, të shkruajmë të ardhmen. Po, pse njerëzit duhet të harrojnë ngjarjet e 21 janarit që u parapërgatitën nga skenari i çimkës deri tek fushata pseudo-moraliste e video-montimit ndaj Ilir Metës, që për shumë muaj mbajti peng politikën dhe jetën qytetare.
Me një gjuhë të drejtë u përgjigj edhe ndaj pyetjes për kandidimin si president të Fatos Nanos, mecenati politik i Ramës, ky i fundit tha se “...ne jemi të angazhuar në një proces që duam dakordësinë e palëve”. Sigurisht, në këtë proces politik, Edi Rama, gjendet në pozicione negociuese jo si sipërmarrës, por si miratues pale, prandaj synon të ndikojë me bllofe të derrit maç. Nëse Edi Rama do të kish qenë sipërmarrës i zgjedhjes së presidentit, pra maxhorancë parlamentare nga 2009, me siguri, kreu i ardhshëm i Shtetit do të ishte nga radhët e PS-së. Ngase ndryshimet kushtetuese të 2008 i jepnin mundësi maxhorancës parlamentare të vendoste mbi kandidaturën më të mirë për President.    
Sido që të jetë, akrobacitë gjuhësore e morale të Ramës janë të njohura. E panjohura e këtyre akrobacive është dalja pa shtyllë kurrizore e lojës politike opozitare. Ngjarjet jo fort të këndshme për Shqipërinë të organizuar në vite nga Rama (bojkot, protesta, bllokime rrugës, grevë urie, demonstrata të dhunshme) kanë marrë jo vetëm haraçin moral, por kanë bërë të mundur për herë të parë të nxjerrjen e kreut të opozitës përgjegjësin e vetëm e të padiskutueshëm.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›