E Diel, 1 Nëntor 2026

Komunikatat vdekjendjellëse të së majtës radikale

13-05-2012 / Nga Ilirian Dahri

Komunikata është e qartë. E firmosur nga Fai – celula Olga. Sipas forcave të sigurisë dhe sipas prokurorit të qytetit të Xhenovës, Mikele Di Leçe ka mbërritur në redaksinë e Milanos, të së përditshmes Corriere della Sera. Një dokument shumëfaqesh i firmosur nga Federata Anarkiste Informale – Fronti Revolucionar Ndërkombëtar dhe është nisur me postë nga qyteti i Xhenovës. Karabinierët ndërkaq kanë analizuar dokumentin për të kuptuar autenticitetin e këtyre grupeve. Por edhe prokurori i Xhenovës është i sigurtë që dokumenti është autentik. Në fakt ky dokument mbërrin pas një komunikate të parë që vinte nga (Grupi i Armatosur Proletar) e cila mbante si titull fjalët: “Kundër dhunës të pronarëve, dhunë revolucionare” e postuar në Piemonte të Italisë. Ndërkaq pasi ka dalë nga spitali viktima e atentatit të kryer nga të majtët radikalë, Roberto Adinolfi, ka dalë nga spitali i Xhenovës: “Jam mirë, jam mirë. I falenderoj të gjithë, e keqja kaloi”. I tronditur dhe duke qarë ka zbritur nga ambulanca, i ulur në karrocën e ulokëve dhe i shoqëruar nga fëmijët. “Makthi ka kaluar” - ka shtuar, duke qarë ndërsa përqafonte djalin e tij Mario. “Atentatorëve nuk u them asgjë. Tani gjëja më e rëndësishme është se e keqja ka kaluar” - ka thënë menaxheri i Ansaldos. Ka mbaruar vërtet? Ndoshta për atë vetë mund të ketë mbaruar vërtet po kush e ka radhën të goditet nga të majtët? Sepse siç e konfirmojnë vetë në një komunikatë të tyre lista është ende e gjatë. Dhe ndoshta tani është vetëm fillimi. “Idetë lindin nga aktet, fjalët e shoqëruara me aksione sjellin thelbin e jetës. Kthyem tashmë në një çalaman  të përjetshëm Roberto Adinolfin, një prej magjistarëve të atomit dhe tashmë ndihemi me shpirt të bardhë dhe me ndërgjegje të pastër” – shkruajnë të majtët radikalë në komunikatën e tyre. Për të shtuar më tej se: - Edhe pse nuk e duam retorikën e dhunshme me shumë kënaqësi kemi armatosur duart tona, me kënaqësi kemi mbushur karikatorët. Të marrësh pistoletën, të zgjedhësh për të ndjekur obiektivin, të koordinosh mendjen dhe dorën ishte një kalim i detyruar, rrjedhojë e një logjike e një ideje drejtësie, rreziku i një zgjedhje e cila në të njëjtën kohë të jep një ndjesi të veçanta. Një fragment i vogël drejtësie, plumb tek këmbët. {…} Kapitalizmi me ndihmën e shkencës kërkon të anulojë konfliktet, individët sot janë të lirë të realizojnë gjithçka nëpërmjet konsumit. Të japim sot një lajm të keq, për çdo aksion korrespondon një reaksion i njëjtë dhe i kundërt, kështu na mëson fizika juaj. Ne kemi një ëndërr që për ne ka një emër “anarki” dhe do të bëjmë gjithçka për ta realizuar atë. Nuk jemi vetëm në këtë aventurë, në të gjithë botën ka lulëzuar një anarki e re përbri një anarkizmi ideologjik dhe cinik, një anarkizëm i zbrazur nga çdo lloj shenje jete që vetëm në teorinë e asambleve ka gjetur realizimin e tij. {…} Ne nuk kemi frikë nga vrasjet dhe nga burgu. Jemi dashnorë të çmendur të lirisë dhe nuk do të jemi kurrë kundër revolucionit, kundër shkatërrimit tërësor të shtetit dhe të dhunës të tij. Prodhojmë dhe konsumojmë kulturë radikale dhe muzikë alternative dhe ngadalë, shumë ngadalë vdesim pa marrë në dorë një armë dhe pa goditur një shtypës. Duke marrë në dorë një pistoletë kemi bërë një hap më tepër për të dalë nga motoja “nuk ka ardhur akoma momenti”, “koha nuk është pjekur akoma”. {…} Vetëm radikalizimi i konfliktit mund të na shpjerë në rrugën e lirisë individuale dhe asaj sociale. Të përcaktosh objektivin “të godasësh atje ku dëmton më tepër”, të dish të njohësh armikun edhe kur vishet si një qingj. Të punojnë njësoj armët e kritikës dhe kritika e armëve. Nuk ka as spektakël as retorikë në një aksion që përfundon me zgjedhjen e instrumentave dhe të objektivit. {…} Në projektimin dhe realizimin e këtij aksioni kanë qenë anarkistët pa shumë përvojë ushtarake, pa specializime të veçanta vetëm anarkistë që me këtë aksion të parë kërkojnë të veprojnë. Këtej e tutje për çdo njeriun  tonë që ndodhet në burg do të ketë nga një atentat – shtojnë ata, të majtët radikalë që kthyen në një çalaman të përjetshëm Roberto Adinolfin.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›