Gjuha e kronikes ne media
Ne mbrojtje te gjuhes
Edhe atij iu thafte po goja
Qe perbuze kete gjuhe hyjnore
Qe ngjuhe thuej kur sasht nevoja
Flet e tveten len mbas dore
Fishta
Krahas demeve te pallogaritshme qe po sjell ne jeten tone shoqerore anarkia e cila me eufemizem quhet tranzicion ngushellim ky nga pafuqia per ti bere balle po shfaqet e rritet vazhdimisht nje dukuri shkaterrimtare ne lemin e gjuhes se folur e me fort ne ate te shkruar. Elementet e ketij erozioni jane te shumta te dukshme e te padukshme. Ne ketu po marrim ato me trashaniket qe shihen pa syze Zoti na ruajt po te shohim ato qe do te tregonte mikroskopi i nje shkencetari E larg qofte ndodhia e Murtajes se Albert Kamyse... sepse aty ku maturia eshte nje gabim aty indiferenca eshte nje krim Lihtenberg.
Ne nje gramatike te vjeter voluminoze te italishtes hasa njehere nje keshille e cila i pergjigjej interesit tim e qe tingellonte pak a shume keshtu Ai qe deshiron ta mesoje apo ta flase mire nje gjuhe duhet te marre per model gazetaret e radios dhe aktoret e teatrit. Shume here me eshte kujtuar kjo keshille sidomos kur ndjek folesit e televizioneve tona. Kuptohet qe nuk kam perfituar gje prej tyre e kjo per arsyet qe me shtyne ta shtroj ketu kete ceshtje.
Shohim ore e cast foles dhe drejtues programesh televizive ne pergjithesi te moshave shume te reja natyrisht pa pjekuri. Se carsim e cpervoje kane duket qarte ne te folur e ne lexim. Ngjan sikur flasin nje gjuhe qe as vete ata se kuptojne. Pikesepari ata jane te pushtuar nga mania e njohur per te perdorur fjale te huaja njelloj si politikanet tane te nderuar. shte me vend ketu te citojme Nicen i cili ne nje aforizem mbi gjysme-shkencen thote Ai qe e njeh pak nje gjuhe te huaj gjen kenaqesi me te madhe duke e folur sesa ai qe e njeh ate mire. Kenaqesia eshte me ata qe i dine gjerat pergjysme. Ketej mbase rrjedhin gabime te tilla si ato qe do te cekim me poshte.
Ne emisionet e lajmeve natyrisht ze nje vend te gjere edhe ajo qe quhet kronike e zeze. Kuptohet qe ketu eshte fjala per krimet aksidentet demet nga dukurite e natyres si zjarri permbytjet termeti etj. gjera qe ndodhin kudo ne bote por fjalori qe perdoret ne perqindje te madhe perbehet prej fjalesh te huaja dhe cka eshte me keq me kuptim te gabuar. P.sh. le te marrim fjalen VIKTIM te perdorur ne menyre tejet abuzive dhe qe thuajse e ka zevendesuar tashme fjalen shqipe i e vdekur. Jemi te detyruar ta pranojme qytetarine e saj sepse ka hyre domosdoshmerisht ne gjuhen tone por te pakten tia ruajme kuptimin. Degjojme ne lajmet qe dikush diku ka mbetur i vdekur ne nje aksident automobilistik p.sh. qe disa njerez kane vdekur nga ndonje termet zjarr permbytje etj. dhe themi kaq apo aq viktima.
Shume e sakte. Po si do te shprehemi per dike qe eshte vetvarur ose qe ka vrare veten ose qe ka mbetur ne dyluftim me ndonje tjeter Edhe ky eshte viktime Njoftohet per shembull per nje beteje zhvilluar ne ndonje vend te botes mes dy ushtrish kundershtare. Te vdekurit aty do te cilesohen viktima Pa te shohim pak si na e perkufizon kete fjale Fjalori i shqipes se sotme Viktime ai qe vritet a plagoset ne nje aksident qe vdes a demtohet nga termeti nga permbytjet etj. Ai qe vritet plagoset ose peson pa te drejte nje te keqe te madhe nga dikush. Pra viktima se pari eshte e pafajshme. Po si ta kuptojme folesin i cili kur lajmeron per nje vetvrasje e quan te vdekurin viktime Viktime e vetes valle Ketu pra nuk ka logjike.
Ai mund te jete fatkeq qenie tragjike por praktikisht te keqen nuk ia ka bere ndokush. Njehere i famshmi Bernard Shou kur kishte rene fjala per antimilitarizmin e tij pat thene Ne nuk kemi te drejte te vrasim te tjeret ne kemi te drejte te vrasim vetem dike veten tone. Vetvrasja eshte e denuar nga cdo fe nga cdo moral shoqeror apo ideologji e ska sesi ti atribuohet hiri i pafajesise. Per kete arsye edhe ushtari i mbetur ne fushe te betejes nuk mund te quhet viktime sepse ai aty eshte i angazhuar me arme ne dore per te vrare tjetrin. Per ta nderuar mund ta quajme deshmor mbase hero por asnjehere viktime.
shte nje tjeter fjale qe gazetaret tane e kane ne maje te gjuhes a te penes dhe qe mezi cpresin rastin per ta shqiptuar a shkruar me pompozitet fjala EKZEKUTOJ. Kjo perdoret per cdo vrasje. Duke mos harruar se dhe kjo fjale vjen nga latinishtja e si rrjedhoje u perket edhe gjuheve neolatine e kemi te lehte ta identifikojme ne fjaloret e tyre. Por na mjafton te keshillohemi me Fjalorin e shqipes se sotme Ekzekutoj zbatoj dicka nje ligj nje vendim zbatoj denimin me vdekje te dikujt ekzekutuan me pushkatim me varje. Keshtu ekzekutim quhet zbatimi i nje vendimi te marre me pare nga perfaqesues te ligjit e jo nje vrasje e castit e paparamenduar. Ekzekutim quhet edhe luajtja e nje vegle muzikore p.sh. ekzekutoj me violine piano nje pjese.
Morem si shembull vetem keto dy fjale te perdorura ne median tone ne menyre tejet te gabuar. Ne kopshtin e bukur te gjuhes sone amtare vertet kane vershuar shume mbeturina plastike te huaja qe rrezikojne ti thajne lulet e saj. Por ne nuk duhet ta humbasim shpresen sepse kemi kopshtare te afte per ta pastruar dhe ringjallur ate pra do te zgjohen nga letargjia gjuhetaret. E ashtu sic u ka rezistuar shekujve gjuha shqipe perseri do ta tregoje veten se eshte e pavdekshme dhe perjetesisht do te shfaqet si gjithmone ne dinjitetin e gjuheve te tjera me te medha indoeuropiane. Pa kulture gjuhesore nuk do te kishte bote te qyteteruar
Perkthyes