Migjeni ne teater si njohje e botes.
Migjeni ne proze e vargje nga studentet e Akademise se Arteve. Spektakel teatror i drejtuar nga Ermira Gjata
Migjeni dhe Ne eshte nje spektakel teatror i ndertuar me poezi dhe proze te Migjenit. Performanca shoqerohet me muzike nga Rahmaninov Prokofiev ajkovski interpretuar ne violine nga Redis Mujaj.
Pjesa komunikon edhe gjuhe joverbale koreografike ane e kuruar nen kujdesin e pedagogut Fatjon Sulstarova. Sot aktori nuk shihet me vetem si aktor i fjales por edhe aktor i levizjes. Ai flet me te gjithe psikofiziken e tij pohon pedagogia Ermira Gjata e cila zgjodhi kete projekt per te angazhuar te rinjte dhe per te marre pjese ne programin Qyteti i Arteve.
Ne nje interviste per Shekullin Gjata jep disa detaje per spektaklin dhe tregon si ka komunikuar vepra e prozatorit me te rinjte. Ne spektaklin qe shfaqet sonte ne sallen Black Box interpretojne te rinj te kursit II aktrim Rezart Barjoti Jaho Guma Ilda Pepi Denis Kurushi Linda Jarani Blerta Belliu Markela Dede Klevis Bega Gleidis Mema Kreshnik Ibrahimi dhe Erdit Asllani nga kursi IV.
Perse iu drejtuat Migjenin per te konkurruar te Qyteti i Arteve
Me pelqen Migjeni. shte nje autor me nje filozofi te madhe i pari nga shkrimtaret shqiptare qe foli per njerezit e margjinuar foli per mjerimin njeriun e varfer per nje lypes te vogel per nje prostitute dhe i beri protagoniste te veprave te tij.
E pashe te arsyeshme te zgjedh kete autor pasi sot keto probleme jane me fuqishme se kurre. Prostitucioni eshte shtuar rruget jane mbushur me lypsa te vegjel e te medhenj dhe kjo te rreqeth.
Jam e interesuar te di cfare u thote Migjeni te rinjve si e ndiejne ata kete autor. Me veprat qe kemi zgjedhur ata protestojne akuzojne perdorin sarkazmen perdorin ironine flasin me spektatorin komunikojne me emocion me te.
Nepermjet ketij spektakli dua te flas edhe kunder indiferentizmit te njerezve. Indiferenca po e shkaterron gjithnje e me shume shoqerine civile. Duhet te behemi me te ndergjegjshem dhe ti shtrijme doren atij njeriu te margjinuar. Studentet protestojne edhe ndaj indiferences.
fare keni perzgjedhur nga krijimtaria e tij ne vargje dhe proze
Nga prozat kemi Nje refren i qytetit tem Historia e njenes nga ato Puthja e Cubit Qershiat Luli i vocerr. Kurse nga poezite Te lindet nje njeri Kanga e rinise Kanga e dhimbes krenare Dy buze Kanga e te burgosurit dhe Ballade qytetese qe e pelqej shume. Per mua ajo poezi eshte film ndaj edhe une e kam inskenuar.
Ku te jep dore Migjeni per te inskenuar
Ai nuk perdor fjale te teperta ne prozen e tij. Ka nje proze te shkurter te sakte dhe perdor fjalet e duhura per ta treguar historine. Fjalet tregojne veprimin. Me syrin e imagjinates e shikon te gjithe ate qe lexon i shikon te gjitha ato qe ai rrefen. Prandaj eshte si film.
Po poetin si do ta shohim ne shfaqjen qe po pergatitni
Migjeni ne poezi eshte edhe dramatik por edhe romantik. Kam marre nje poezi romantike sic eshte Dy buze qe flet per nje mashkull i cili ka dashuruar dikur nje vajze. Ajo i rrembeu bukurine dhe dashurine e tij. Aty Migjeni eshte i embel eshte i thelle. Qysh ne fillim flet per dy buze te mishta dy buze te kuqe qe mi perflaki dashnia. Te Balade qytetse ai e nis me vargjet Mbrame qiella dhe hyjte e vrane nje ngjarje te trishtueme pane. Hyn te shpirti i grisun i nje gruaje te vuajtun. Te Historia e njenes nga ato na njeh me Luken qe e detyruar nga kushtet sociale per te mbijetuar zgjedh profesionin e prostitutes. Lukja me pelqen del se ka nje bote shpirterore. Edhe ajo do te kete nje shok me te cilin te qaj nje hall neser. Keshtu qe punon punon i mbledh 200 napolona dhe martohet me nje burre. Por burri nuk i vjen thote Migjeni si nje kalores romantik as si ndonje shpirtmadh qe do ti pakesoje vuajtjet e kesaj bote. I vjen si nje kallajxhi i falimentuar. Ketu fillon drama tjeter e Lukes. Keto proza me kane tronditur me kane emocionuar.
Si e keni ndertuar spektaklin
Kryesisht i kam lene hapesire fjales dhe levizjes por eshte perfshire edhe muzika. Interpretohen ne violine pjese nga Rachmaninoff Prokofiev Cajkovski. Te tjerat i ka krijuar violinisti Redis Mujaj. Kemi marre edhe dy kenge te reja shkodrane.
Ne fund te fundit poezia edhe proza jane muzike. Ne sfond do te duken edhe grafika. Jam perpjekur qe spektakli te flase me te gjitha gjuhet e artit.
Sa i terheq studentet letersia shqiptare
Fatkeqesisht ne na vijne studente te palexuar nga gjimnazet. Nuk dijne te bejne analiza nuk dijne te thellohen ne materiale. Nuk kane lexuar. Kjo eshte e dhimbshme. Nuk mund te krijosh pa imagjinate. Po imagjinata ndertohet kur ti e ke ushqyer ke lexuar ke futur brenda vetes tende. Por kur vjen nga boshlleku i shikon gjerat ne menyre siperfaqesore.
Sapo i keshilluat te mos e benin pis femijen artist qe kane brenda vetes neper mejhane
Ne aktoret nuk i kemi instrumentet krijuese jashte vetes sone sic ka violinisti violinen sic ka penelat piktori. Ne krijojme me veten tone. Studentet duhet ta ruajne ta pasurojne veten me lexime duke pare nje film nje ekspozite duke degjuar muzike klasike duke bere edhe nje shetitje. Ashtu ushqehet njeriu artist. Te berit muhabet teper te ndenjurit te abuzuarit me veten e demton njeriun artist. Ai keshtu nuk ruan ate intimitetin qe e ka te domosdoshem dhe thellesine e shpirtit kur thote Lasgush Poradecit.
fare doni te arrini me kete projekt
Tu hap horizontin studenteve. Ata te arrijne te kuptojne se cfare eshte analiza e nje teksti artistik te mirefillte qe ka filozofi brenda cdo te thote te kete filozofi ne teater. Qellimi i dyte i imi ka qene te kuptojne veten e tyre ne raport me kete lloj krijimtarie. Shpresoj qe kane kuptuar dicka.