Berisha erdhi tinez ne Gerdec se do ta qelloja me kepuce
INTERVISTE - Vizita e kryeministrit Berisha ne Marqinet ka irrituar banoret e Gerdecit dhe Marqinetit ata te vertetit jo ata qe kryeministri Berisha kishte marre si dekor me vete. Feruzan Durdaj nje prej njerezve qe Gerdeci i ka shkaktuar dhimbje te thelle pasi humbi djalin e vet 3-vjecar thote se kryeministri Berisha ka shkuar ne Marqinet fshehtasi. Nese banoret e Gerdecit dhe Marqinetit do e dinin per viziten e kryeministrit sipas Feruzanit do e kishin pritur ne menyren e duhur duke e gjuajtur me kepuce dhe duke protestuar ndaj njeriut qe ata e quajne pergjegjes direkt per ate qe ka ndodhur ne Gerdec. Feruzani pohoi se gjate vizites se Berishes ne Marqinet nuk ka qene i pranishem asnje prej banoreve te Gerdecit apo Marqinetit. Sipas tij kryeministri kishte sjelle me vete nxenesit e shkolles se mesme te Vores punonjesit e kesaj bashkie komunes se Prezes por dhe te nje ministrie per te plotesuar dekorin e njerezve. Deklarata e Berishes per ta kthyer vendin ku ndodhi shperthimi ne fushe sportive eshte konsideruar nga Feruzani i cili perfaqeson zerin e gjithe atyre qe humben te afermit ne Gerdec si nje provokim dhe tallje me dhimbjen e tyre. Ai ka akuzuar edhe kreun e LSI-se Ilir Meta i cili i kishte vajtur ne shtepi pas tragjedise dhe i kishte premtuar te rrezonte qeverine e Berishes qe e cilesonte si pergjegjese per Gerdecin. Feruzani eshte i zhgenjyer edhe nga opozita e cila pothuajse nuk i ka mbeshtetur fare. Ai thote se para se te kerkoje hapjen e kutive opozita duhej te kerkonte zbardhjen e plote te Gerdecit. Kjo pasi sipas tij nese nje qeveri te vret nuk e ka problem te te vjedhe votat. Opozita duhet te kishte paresore zbardhjen e ngjarjes ne Gerdec dhe pastaj hapjen e kutive. Sepse nese kane ndodhur vjedhjet e zgjedhjeve kjo ka ndodhur si pasoje e njerezve qe jane ne pushtet te cilet nuk e kane per gje te te vrasin jo me te te vjedhin voten. Ai qe te vret nuk e ka per gje te te vjedhe thote Feruzani.
Kryeministri Berisha vizitoi dy dite me pare Marqinetin. Si u ndjete per kete vizite dhe cfare komenti keni per te
Vizita e kryeministrit Berisha ne Marqinet qe nje provokim i hapur ndaj banoreve te Gerdecit dhe sidomos ndaj nesh familjareve qe kemi humbur te afermit ne ate tragjedi. Qellimi i Berishes ishte pikerisht kjo gje pasi nuk eshte normale qe nje kryeminister te vije per te inaguruar vetem 500 metra rruge te shtruar me asfalt. E dyta Berisha nuk kishte pse merrte nxenesit e shkolles se mesme ne Vore ne kete ceremoni nuk kishte pse merrte punonjesit e Bashkise se Vores dhe ata te komunes se Prezes per ceremonine. Madje Berisha kishte marre edhe punonjesit e nje ministrie te tere per inagurimin e ndertimit te vetem 500 metrave rruge. Ne kete ceremoni te turpshme nuk kishte asnje prej banoreve te Gerdecit apo Marqinetit.
Ju si banore nuk ishit njoftuar per viziten e kryeministrit
Asnje prej banoreve te Gerdecit apo Marqinetit nuk kishte dijeni per viziten e kryeministrit. Nese do ta denim se Berisha do te vinte per vizite ju siguroj qe nuk do te gjente ate pritje. Kryeministrin do ta kishim pritur me protesta dhe parrulla. Madje kryeministrin do ta kisha goditur me kepuce te cilen e kam bere gati me kohe. shte nje kepuce me hekur. Ai njeri vetem ate meriton pasi eshte pergjegjes direct per ate qe ka ndodhur ne Gerdec. Berisha erdhi tinez ne menyre qe te shohe krimin qe kane bere njerezit qe kane lidhje direkte me te dhe per te cilen ai duhet te mbaje pergjegjesi. Keshtu qe e gjithe vizita e Berishes kishte qellim per te pare ate cfare ka bere ne Gerdec. Vetem se gjate kesaj vizite beri nje gabim te madh se nuk mori me vete Fatmir Mediun. Do kishte bere mire qe ta merrte edhe ate me vete.
fare mendoni per qellimin e Berishes qe ta ktheje ne fushe sportive vendin ku ndodhi shperthimi ne Gerdec
Nuk e dija qe Berisha ka deklaruar se do te ndertoje nje fushe ne vendin e kraterit. Duhej qe te ndodhte ai shperthim qe Berisha te kujtohej per te ndertuar nje fushe. Me shperthimin qe kryen shkurtuan shpenzimet per ta bere gati vendin per fushe. Duhet ta kete menduar prej kohesh qe te ndertoje nje fushe atje. Por dua ti them kryeministrit qe para se te ndertoje nje fushe atje te ngreje njehere nje lapidar per njerezit qe gjeten vdekjen atje. Keshtu Berisha do ti kishte bashke edhe fushen edhe viktimat atje dhe mund ti vizitonte ndonjehere.
Kryeministri Berisha permendi ne Marqinet se Gerdeci votoi per ate ne zgjedhjet e 28 qershorit. Realisht banoret e Gerdecit votuan per PD-ne
Nuk mendoj qe Gerdeci te kete votuar per Berishen ne zgjedhje. Nuk eshte ndonje cudi nese demokratet i kane vjedhur votat ne Gerdec. Nese do te hapeshin kutitet ashtu sic kerkon edhe opozita do mesonim se votat e Gerdecit jane vjedhur apo jo ne menyre qe Berisha te thoshte pastaj se Gerdeci me votoi pasi nuk me ben pergjegjes per tragjedine qe ndodhi. Jam i bindur qe i kane vjedhur votat pasi dhe vizita e Berishes e tregoi qarte qe ai nuk ka mbeshtetjen e asnje prej banoreve te Gerdecit apo Marqinetit pasi asnje prej nesh nuk ishte i pranishem gjate vizites se tij.
Ju ka ardhur ndonje politikan tju vizitoje ne shtepi pas humbjes se djalit
Po para zgjedhjeve ne shtepine time ka ardhur Ilir Meta. I dhashe voten familjarisht ne zgjedhjet e 28 qershorit pasi me premtoi se do te rrezonte qeverine e Berishes te cilen e bente pergjegjes per dhimbjen qe na u shkaktua. Por e verteta eshte se pas zgjedhjeve Meta nuk deshi tia dinte me per ne duke mos u marre me me problemin tone. Madje ai bashkoi voten me ate qe i quante vrases dhe pergjegjes per Gerdecin. Pata besim tek Meta sepse me premtoi qe do te rrezonte qeverine dhe do ndikonte qe Fatmir Mediu te gjykohej per krimin qe ka kryer. Por tashme ai eshte bere koleg me Mediun ne qeveri.
A ju ka mbeshtetur dhe a ka bere sa duhet opozita per te zbardhur kete krim
Fatkeqesisht jo dhe per kete jemi shume te pakenaqur. Duket se Gerdeci i bashkon pozite dhe opozite. Perse opozita nuk kerkon heqjen e imunitetit te Fatmir Mediut pershembull ne menyre qe ai te gjykohet per tragjedine qe shkaktoi Opozita duhet te kishte paresore zbardhjen e ngjarjes ne Gerdec dhe pastaj hapjen e kutive. Sepse nese kane ndodhur vjedhjet e zgjedhjeve kjo ka ndodhur si pasoje e njerezve qe jane ne pushtet te cilet nuk e kane per gje te te vrasin jo me te te vjedhin voten. Ai qe te vret nuk e ka per gje te te vjedhe. Nese opozita do kishte kerkuar me ngulm zbardhjen e Gerdecit atehere do te ishte parandaluar edhe vjedhja e votave. Opozita duhet te jete e pergjegjshme pasi ata qe kijuan Gerdecin nje here mund ta bejne serisht dhe e bejne mu ne mes te Tiranes. Opozita nuk duhet te lejoje qe te ndodhin keto ngjarje.
Ne Gerdec humbi jeten edhe baxhanaku i kryeministrit Berisha. A kane bashkepunuar familjaret e tij me shoqaten qe keni ngritur ju per te zbardhur krimin qe ka ndodhur ne Gerdec dhe qe personat qe jane pergjegjes te gjykohen dhe te marrin denimin e merituar
Kjo gje cuditerisht nuk ka ndodhur. shte e habitshme por ata kane qene shume indiferent dhe nuk kane bashkepunuar me ne per te bere te mundur qe pergjegjesit e kesaj tragjedie te vihen perpara drejtesise. Te gjithe ne qe kemi humbur te afermit ne shperthimin e 15 marsit jemi mbledhur gjithmone bashke dhe kemi bere perpjekje te perbashketa qe te ndikojme sadopak ne gjykimin e pergjegjesve. Vetem te afermit e baxhanakut te kryeministrit Berisha nuk kane marre pjese ne betejen tone per te vene para drejtesise pergjegjesit e tragjedise. Kjo eshte e cuditshme dhe nuk e di perse ata nuk kane kerkuar qe te zbardhet ajo qe ka ndodhur ne Gerdec.
A ka bere drejtesia gjithcka per te gjykuar personat qe jane pergjegjes per Gerdecin
Jo. Nese kjo gje do te kishte ndodhur atehere nuk do te ishim detyruar qe te conim per gjykim ne Gjykaten e Strasburgut dosjen per Fatmir Mediun. Madje Gjykata e Larte arriti deri aty sa zbardhi 399 vendime por nuk e zbardhte vendimin per padine qe ne kishim bere ndaj Fatmir Mediut. Dhe kete gje mendoj se e ka bere me qellim ne menyre qe ne te mos e conim padine ne Gjykaten e Strasburgut. Gjykata e Larte e ka zbardhur vendimin vetem pasi i kemi thene se do ta denoncojme ne media.
Prokuroria ka hetuar si duhet per shperthimin dhe ka marre te pandehur te gjithe pergjegjesit
Prokuroria eshte treguar shume indiferente ndaj kesaj ngjarje. I kemi cuar tre-kater kerkesa qe te kerkoje heqjen e imunitetit te Fatmir Mediut dhe nuk e ka bere nje gje te tille. Ne kerkojme pergjigje nga prokuroria gje qe nuk ka ndodhur. Nese duhet te kete drejtesi ne kete vend ajo duhet te nise pikerisht nga Gerdeci. Fakti qe prokuroria nuk kerkon te hiqet imuniteti i Mediut eshte mjaft i dyshimte. Prokuroria eshte tallur me akuzat qe ka ngritur ndaj te pandehurve pasi atje jane vrare jo pak por 26 njerez. Prokuroria ka marre te pandehur disa njerez qe e kane pesuar nga njerezit me me shume pushtet dhe nuk ka marre te pandehur ata qe kane dhene urdhrat direkte per ate qe behej ne Gerdec. Prokuroria ka lene jashte kryeministrin i cili eshte pergjegjesi kryesor per ate qe ka ndodhur. Te gjitha gjurmet e kesaj ngjarje te cojne vetem tek kryeministri Berisha. Berisha eshte pergjegjes per cdo vendim qe del nga qeveria dhe ngritja e fabrikes se Gerdecit eshte bere me nje vendim qeverie. Berisha ben demagogji pasi nese vertet kerkon drejtesi duhet ti heqe imunitetin Mediut dhe nuk duhej ta vendoste ate minister madje edhe minister te Mjedisit. Mediu mund te beje cfaredo gjeje te mire per mjedisin por ai nuk do te arrije kurre te pastroje ate qe ka bere ne Gerdec. Prokuroria nuk ka thirrur njerezit kryesore per ngjarjen duke filluar nga kryetari i Bashkise se Vores deri tek djali i kryeministrit Shkelzen Berisha dhe shoku i tij Rrahman Selmanllari te cilet kane qene te perfshire ne ate qe ndodhte ne Gerdec.
Si po ecen gjyqi ne Gjykaten e Tiranes per te akuzuarit si pergjegjes per Gerdecin
Gjyqi ne keto momente qe ne po flasim eshte shtyre per shkak se mungonte gjyqtarja Fatmira Hajdari. U be e disata here ne fakt qe gjyqtarja Hajdari mungon ne proces gjyqesor dhe eshte e vetmja nga gjyqtaret qe mungon. Nuk e di pse ndodh kjo gje por di te them qe gjyqi po ecen me hapa shume te ngadalte dhe kjo nuk eshte gje e mire. Nuk mund te vazhdohet keshtu pasi njehere mungojne gjyqtaret njehere avokatet e keshtu me radhe duke nxjerre arsye nga me qesharaket per te shtyre procesin. Madje nje seance u shty njehere sepse avokatet do te shkonin ne Itali per te pare nje ndeshje. Ata nuk mund te tallen me ne pasi duhet te kuptojne se kane vdekur 26 njerez dhe nuk mund te bejne rolin e karagjozit. Vetem nese nuk jane njerez mund te veprojne ne kete menyre. Ata nuk e kane sensin human pasi nuk mund te sillen ne kete menyre. Ata kane nena motra gra dhe femije vete dhe nuk mund te sillen keshtu.
Kryetari i Bashkise se Vores kishte dijeni per ate qe ndodhte ne Gerdec
Normalisht qe ka pasur dijeni pasi nuk mund te mos e vinte re cfare ndodhte vetem 2 kilometra me tutje. Madje ai ka qene personi qe conte njerez per te punuar ne Gerdec. Shume prej atyre qe kerkonin pune ai i ka udhezuar te shkonin te punonin ne fabriken e Gerdecit. Keshtu qe nuk mund te thote se nuk di gje dhe te mashtroje ne ate fare menyre.
Nese te pandehurit per tragjedine shpallen te pafajshem si do te reagonit ju
Fillimisht dua te them qe Gerdeci eshte ngjarja qe mund te beje dallimin nese drejtesia shqiptare eshte e korruptuar apo jo. Nese drejtesia nuk eshte e korruptuar te gjithe do te hetoheshin dhe do te merrnin denimin e duhur. Gje per te cilen kam dyshimet e mia. Gerdeci eshte prova e madhe e drejtesise per tu ndare njehere e mire nga korrupsioni dhe nuk e di nese kjo do te ndodhe. E dyta nese te pandehurit do te shpalleshin te pafajshem te siguroj qe do te beja ate qe asnje shqiptar nuk e ka bere deri me tani. Deri me tani me kane mbajtur dy femijet e mi te vegjel te cilet kane nevoje te rriten si gjithe femijet e tjere me dashuri dhe perkujdesje.
Nga ana financiare dhe sociale a ju ka mbeshtetur shteti pas tragjedise
Mund te them qe mbeshtetja e shtetit ka qene shume e vogel. Madje ata na kane mashtruar pasi premtonin se do jepnin pensione per te gjitha familjet qe humben te afermit e tyre. Por vellai im per shembull i cili humbi gruan ne shperthimin e 15 marsit nuk merr asnje pension per tre femijet e tij. fare duhet te beje me pare ai te punoje per te rritur femijet apo te kujdeset qe ti mbaje dhe edukoje ata
A eshte shoqeria e ndergjegjshme ndaj ketij krimi dhe a eshte sensibilizuar per tju mbeshtetur
Ajo qe ndodhi ne Gerdec ka qene nje nga ngjarjet me te renda qe ka ndodhur ne Shqiperi. Megjithate nuk mund te them se kemi pasur mbeshtetjen e gjithe shoqerise dhe popullit shqiptar. Ata jane mjaftuar vetem me keqardhje duke thene vetem sa keq por nuk na kane perkrahur ne betejen tone per te zbardhur gjithe krimin qe ka ndodhur ne Gerdec. Dua te them qe mungon ndergjegjesimi per kete ngjarje te rende dhe njerezit na kane mbeshtetur pak dhe nuk kane dale qe te protestojne me ne. Ndoshta kjo ndodh sepse ata kane frike. Edhe ne viziten e Berishes askush nga bashkia nuk doli me deshire ne takim por ata kishin frike se do i hiqnin nga puna.
Berisha Ne Gerdec terren sportiv modern
TIRAN- Kreu i qeverise Sali Berisha ka premtuar nga Marqineti se zona e shperthimit ne Gerdec do te shnderrohet shume shpejt ne nje nga terrenet sportive me te bukur e me modernet ne vend.
Duke peruruar rrugen me gjatesi 2 km ne hyrje te Marqinetit ne Vore me nje investim prej 65 milione lekesh Berisha theksoi se drejtesia do te thote fjalen e saj per ngjarjen tragjike te Gerdecit.
Sipas Berishes zona ku shpertheu fabrika e demontimit qe i mori jeten 26 personave la te gjymtuar 300 te tjere dhe shkaterroi mijera shtepi eshte pjese e nje projekti te rendesishem per tu bere ambient sportive.
Pas pastrimit te zones se eksplodimit ne do te ndertojme aty nje nga terrenet sportive me moderne ne rajon tha Berisha duke falenderuar banoret e zones per mbeshtetjen qe i kane dhene qeverise se tij.
Drejtesia ende nuk ka thene fjalen e saj per tragjedine e Gerdecit per te cilen jane nen akuze 29 persona nderkohe qe familjaret e viktimave kane cuar ne Strasburg kerkesen per gjykimin e ish ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu qe i shpetoi gjykimit ne Shqiperi.