E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjuha shqipe do mësohet dhe në Itali

10-03-2012 / Gazeta 55

Italia ratifikoi Kartën Europiane për gjuhët rajonale, shqipja një prej 12 gjuhëve që do mësohet

Jo vetëm gjuha angleze, franceze dhe gjermane. Në shkollat italiane së shpejti do të jetë e mundur të mësohet edhe gjuha shqipe mes 12 gjuhëve të tjera si greke, kroate dhe dialekteve të tjera.
Ky vendim erdhi pas Këshilli i Ministrave ratifikoi Kartën Europiane për gjuhët rajonale me propozim të Ministrave të cështjeve të jashtme dhe rajonale.
Përveç mësimit në kurse e shkolla, mbrojtja e gjuhëve lokale ofron mundësi për t’u përdorur në gjyqësi dhe programe kulturore dhe stacione prestigjioze mediatike.
Komuniteti shqiptar në Itali është më i madhi në shoqërinë italiane. Numërohen rreth 420 mijë shqiptarë të regjistruar.
Sipas të dhënave të fundit 216 mijë prej tyre janë të punësuar, 15 mijë punojnë në mënyrë të pavarur, 101 mijë janë minorenë, ndërsa 88 mijë qëndrojnë në Itali për arsye familjare ose në pritje për t’u bërë shtetas italian.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›