Meta: Në kohën e duhur Shqipëria do ketë një president të gjithëpranuar

“Presidenti do të zgjidhet vetëm sipas Kushtetutës”. Ky ka qenë qëndrimi i prerë i kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta lidhur me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm, në nje takim me gratë në kuadër të ristrukturimit të forumit të gruas. Nga qyteti i Kucovës ai ka deklaruar se LSI do të punojë në shërbim të procesit, në mënyrë të tillë, që ai të jetë sa më konstruktiv, ndërsa ka shtuar se gjithshka do të vijë në kohën e duhur.
“Shqiperia do të ketë Presindent në kohën e duhur. Uroj që zgjedhja e tij të jetë në konsenus të plotë mbi palët, pasi kjo është një zgjedhje e pashmangshme. Konsensusi është i nevojshëm dhe i mirëpritur nga LSI. Në cdo rast presidenti duhet të zgjidhet vetëm në bazë të Kushtetutes. Për cdo emër konkret LSI është në shërbim të konsensusit”- u shpreh ai.
Meta ka theksuar gjithashtu se konsensusi mes aktorëve politikë është i nevojshëm dhe i mirëpritur, por kjo nuk do të thotë se konsensusi është një mënyrë për të ndenjur pa President.