E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH nuk pranoi nje filtrim tjeter per studentet

Edhe pse gjate vitit te kaluar u premtua futja e nje testi filtrimi tjeter per kandidatet qe arrinin te shpalleshin fitues ne deget e Fakultetit te Gjuheve te Huaja, kjo nuk do te realizohet. Sipas burimeve nga AVA, nje investim i tille do te ishte krejt i kote per shkak se fakultetet kane menyra te tjera per te seleksionuar ata qe nuk e meritojne te kalojne. Gjithashtu, te njejtat burime thone se propozimi eshte bere nga Fakulteti i Gjuheve te Huaja, me pretendimin per te filtruar edhe njehere kandidatet e dobet. "Ata e hodhen kete propozim me pretendimin qe nje pjese e studenteve te cilet jane shpallur fitues ne deget e fakultetit te Gjuheve te Huaja, nuk kishin as njohurite minimale dhe fakulteti eshte detyruar qe te beje kurse fillestare. Per ne ky pretendim nuk qendron, sepse fakultetet i kane ne dore te gjitha mjetet, per te seleksionuar ata qe nuk e meritojne te kalojne", thone burime nga AVA. Sipas tij, nese nuk kane nivelin e duhur te njohurive, askush nuk i pengon qe t'i ngelin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›