Gjukanovic, takime me Berishen, Topin e Ramen
Kryeministri i Malit te Zi, Milo Gjykanovic do te vizitoje Tiranen me ftese te homologut te tij shqiptar Berisha. Fillimisht kryeministri malazez, do te kete nje takim me kryeministrin Berisha dhe me pas dy kryeministrat do te japin nje konference te perbashket per shtyp. Me pas kryeministri i Malit te Zi do te zhvilloje nje takim me Presidentin Topi, ne Pallatin e Brigadave dhe kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama. Me pas kryeministri Berisha do te shtroje nje dreke zyrtare per nder te tij. Gjate qendrimit te tij ne Tirane, Milo Gjykanovic do te zhvilloje nje takim edhe me kryeparlamentaren, Jozefina Topalli, ne lidhje me marredheniet mes dy vendeve.