E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama, nje kampion dhe shtylle e korrupsionit ne Shqiperi, mister 15%

Partia Demokratike vazhdon akuzat per korrupsion ndaj kryetarit te bashkise se Tiranes, njekohesisht kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama. Zedhenesi i PD-se, Gerti Bogdani me ane te njoftimi per shtyp, e cilesoi diten e djeshme Edi Ramen, si kampion dhe shtylle te korrupsionit ne vend. Sipas Bogdanit, kryebashkiaku Rama merr ryshfete nga lejet e ndertimeve ne Tirane dhe abuzimet qe ben me procesin e tenderimit. Ne kete kuader, Bogdani nuk nguroi te theksoje se Rama quhet ndryshe edhe "Zoti 15 per qindeshit", duke qene se kjo eshte gjoba qe vendos, per te gjithe ata qe kerkojne nje leje ndertimi ne kryeqytet. "Ne detyrohemi t'i kujtojme se, kampion dhe shtylle e korrupsionit ne Shqiperi eshte personalisht z. Rama. Pasi ryshfetet per lejet e ndertimit, apo tenderimet qe i ben nga 3, 4 here nje objekti, z. Rama e bejne te njohur ne boten e korrupsionit jo vetem ne Shqiperi, por ne Ballkan dhe ne bote, si Mr. 15%", deklaroi ne fjalen e tij, zedhenesi i Partise Demokratike. Po keshtu PD e akuzoi diten e djeshme kryetarin e PS-se, Rama edhe si njeriun qe ka bllokuar planin rregullues ne Tirane dhe se e ka cuar kryeqytetin drejt katastrofes urbane. Nga ana tjeter PD e akuzoi Ramen edhe si pergjegjesin kryesor per trafikun kaotik ne kryeqytet dhe papastertine. "Ështe korrupsioni dhe ryshfeti ne transportin e qytetit ajo qe ben qe, Tirana te kete transportin me kaotik ne Evrope. Ështe ryshfeti i z. Rama per pastrimin e qytetit qe ben qe Tirana te jete nje nga qytetet me te papasterta", deklaroi per median, zedhenesi i PD-se. Nga ana tjeter sipas Bogdanit, Edi Rama nuk mund te ndertoje ne Tirane shkolla, kopshte dhe banesa sociale. Kjo lidhet edhe me faktin se ai nuk mund te arrije dot te vjele taksen e 15%, te vendosur per cdo ndertim privat, qe behet ne kryeqytet. "Edi Rama mund te shpife dhe trilloje, mund te perpiqet te lahet edhe ne ujerat e Lanes per t'u pastruar, por nofken popullore Mr. 15% nuk mund ta heqe dot", deklaroi ne fjalen e tij zedhenesi i PD-se, Bogdani. Ai i beri thirrje, Edi Rames te mos mohoje edhe arritjet e qeverise kunder korrupsionit dhe ryshfetit. Suksese te cilat per te, jane te certifikuara nga institucionet nderkombetare, me vleresimin e tyre qe sollen nenshkrimin e protokollit per anetaresimin e Shqiperise ne NATO dhe do sjellin anetaresimin me te drejta te plota ne fillim te vitit te ardhshem. F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›