E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli- Lozancic: Lobing per integrimin

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i kerkoi dje Kryetarit te Parlamentit te Bosnje Hercegovines, Niko Lozancic, lobing per anetaresim ne Evrope dhe heqjen e regjimit te vizave mes dy vendeve. Gjate nje takimi zhvilluar ne kryesine e Kuvendit, me rastin e vizites zyrtare te Lozancic, Topalli u fokusua tek keto dy ceshtje si shume te rendesishme per te dyja vendet. "Jam shume e kenaqur, qe kemi pasur nje ritem unik te ratifikimit te MSA-se dhe eshte e rendesishme qe vendet e rajonit te bashkepunojne per pershpejtimin e integrimit rajonal ne NATO dhe ne BE, gje qe do t'i sherbeje rritjes se metejshme te stabilitetit dhe zhvillimit. Ne jemi te gatshem te ofrojme gjithe mbeshtetjen dhe pervojen tone ne kete proces", tha Topalli. Duke u ndalur dhe tek ceshtja e Kosoves, Topalli tha se Shqiperia mbeshtet pa asnje rezerve, autoritetet e Republikes se Kosoves. "Besojme se OKB, ne vijim te udhezimit te Sekretarit te Pergjithshem, do te ndermarre veprimet e duhura per permbylljen ne kohe te rikonfigurimit te misionit te saj n? Kosove, ne pershtatje me realitetin e ri te krijuar atje, pas hyrjes ne fuqi te Kushtetutes vendase", theksoi ajo.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›