E Diel, 1 Nëntor 2026

"Qeveria s'ka rritur pagat, jane me te voglat ne rajon"

Deputeti socialist, Taulant Balla akuzoi dje kryeministrin dhe qeverine e tij se genjen per pagat e shqiptareve. "Ai mbajti nje fjalim punist duke thene se pagat minimale te shqiptareve jane me te medha se pagat minimale te kroateve, rumuneve e letonezeve. Genjen. Kroatet marrin tre here me shume se ne, e te gjithe te tjeret", akuzoi Balla. Sipas tij, parate e shqiptareve i ha korrupsioni dhe nder hallet me te medha qe kane eshte varferia. "Varferia vjen per shkak te mungeses se vendeve punes, rritjes se cmimeve, apo dhe ryshfetit qe paguajne nen dore, zyrtareve te korruptuar", theksoi socialisti. Ne keto kushte, ai kritikoi ashper buxhetin e shtetit per vitin 2009, si te varfer dhe qe do te rendoje gjithnje e me shume ne kurriz te shqiptareve vitin qe vjen. Nderkohe ai ka dhene dhe te gjitha shifrat per rritjen e cmimeve ne Shqiperi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›