E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjukanoviqc: Bashkesia nderkombetare pret qe ne ta njohim Kosoven

Kryeministri malazez, Millo Gjukanoviqc ka deklaruar se, nje pjese e bashkesise nderkombetare pret nga Mali i Zi qe ta njohe pavaresine e Kosoves. "Ekziston pritja nga nje pjese e bashkesise nderkombetare, dhe keto pritje nuk jane per t'u befasuar. Nese deshirojme te jemi pjese e bashkesise euro-atlantike, atehere partneret tane nga keto bashkesi presin qe ne te ndjekim ate qe eshte magjistrale e orientimit te politikes se jashtme te ketyre bashkesive", ka deklaruar Gjukanovic ne Berane. I pyetur nese Mali i Zi do ta njohe pavaresine e Kosoves, dhe kur, Gjukanovic ka thene se, "obligim i pushtetit, para se gjithash, eshte te orientohet ne baze te interesit shteteror". Kohe me pare, nenkryetari i Partise Demokratike te Socialisteve, Svetozar Marovic, ka deklaruar se ekzistojne presionet e caktuara ndaj Malit te Zi per ta njohur pavaresine e Kosoves - ndersa gjate diteve te fundit njohjen e Kosoves nga ky shtet e kane kerkuar edhe ambasadoret e Britanise dhe SHBA-ve ne Podgorice.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›