Suedia angazhohet per thellimin e bashkepunimit me shtetin e ri
Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi, ka zhvilluar te marten nje takim lamtumires me shefen e Zyres se Suedise ne Prishtine, Ann-Sofie Nilsson. Teme themelore e ketij takimi ishte bashkepunimi ndermjet Kosoves dhe Suedise. Ne kete fryme Ann-Sofie Nilsson theksoi se Suedia ka qene dhe do te jete partnere e Kosoves. Ketyre lidhjeve iu jep shtyse edhe diaspora shqiptare ne kete shtet, ben te ditur Zyra per informim e Kuvendit te Kosoves. Nilsson theksoi se edhe kur te kthehet ne Suedi do te angazhohet per thellimin e bashkepunimit te metejme ndermjet institucioneve te Kosoves dhe Suedise, pra edhe ndermjet parlamenteve te ketyre dy vendeve. Ajo ne vijim theksoi se duhet te krenoheni me shkallen e perfshirjes se femrave ne jeten parlamentare, qe eshte me e mira nder parlamentet e Rajonit. Kryeparlamentari Krasniqi me kete rast falenderoi shefen e deritashme nga Zyra e Suedise per angazhimet e saj te pakursyera per krijimin e raporteve sa me te mira ndermjet Kosoves dhe Suedise.