E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjukiq: Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen

(E plotësuar) Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Slavica Gjukic Dejanovic, ka thënë se është keqinterpretuar deklarata e saj për mos-shpalljen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës.

Revista “Novi Magazin” ka cituar kryetaren e kuvendit serb të ketë thënë se me Rezolutën 1244 Serbia ka ndërmarrë obligime që e kufizojnë atë, por që duhet t’i respektojë, andaj edhe “nuk do të shpallen zgjedhjet në veri të Kosovës”.

Në një demant të publikuar në portalin e televizionit shtetëror të Serbisë, RTS, Gjukic Dejanovic pohon se “është e saktë se me Kushtetutë, Serbia ka për detyrë të shpallë zgjedhjet në gjithë territorin e Republikës, përkatësisht në të gjitha komunat dhe qytetet, ku janë përmbushur kushtet për një gjë të tillë dhe aty ku përbërjeve aktuale u skadon mandati katër-vjeçar”.

Serbia s’do t’i shpallë zgjedhjet në Kosovë

Serbia nuk do të shpallë mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë, ka bërë të ditur kryetarja e Kuvendit serb, Sllavica Gjukiq Dejanoviq, e cila, sipas ligjit, nënshkruan zgjedhjet lokale.

Ajo ka deklaruar për mediat serbe se me Rezolutën 1244 Serbia ka ndërmarrë obligime që e kufizojnë por që duhet t’i respektojë, andaj edhe “edhe nuk do të ketë zgjedhje në veri”.

“Në lidhje me këtë, nuk ka nevojë të pëshpëritet, por të flitet publikisht”, ka thënë ajo.

Serbia, deri më tani, ka mbajtur disa herë zgjedhje në Kosovë, por rezultati i tyre nuk është njohur si i ligjshëm as nga autoritetet kosovare, as nga ato ndërkombëtare.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›