E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin bisedimet

(E plotësuar) Raundi i ri i dialogut Prishtinë-Beograd ka filluar sot në Bruksel.

Kreu i delegacionit serb, Borislav Stefanovic, ka thënë se ekipi i Beogradit është i gatshëm për një marrëveshje që do të përfshijë kompromisin e të dyja palëve.

"Ne do të respektojmë Rezolutën 1244 dhe ne nuk presim që bisedimet të jetë e lehtë", ka thënë Stefanovic për “Beta”, transmeton telegrafi.

Ai gjithashtu tha se është e mundur që negociatat të vazhdojnë të enjten.

Sipas tij, pala serbe vonesën e ekipit të Prishtinës e ka shfrytëzuar për konsultime të gjera në Bruksel dhe për kontakte me Presidentin serb, Boris Tadic.

Shefja e ekipit negociator të Prishtinës, Edita Tahiri, dje ka hyrë përmes derës së pasme për të shmangur të gjitha kontaktet me gazetarët.

Stefanovic ka thënë se sot do të flitet edhe për një temë tjetër të rëndësishme: menaxhimin e integruar të kufijve.

"Interesi ynë është që vendkalimet të jenë funksionale, por që këtu të mos ketë asnjë element të kufijve shtetëror”, ka thënë ai.

“Nëse nuk ka marrëveshje, të gjithë do të humbin, përfshirë Prishtinën”.

Fillon dialogu

Sipas korrespondentit të Radios Evopa e Lirë në këto çaste, shefja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri, ndodhet së bashku me ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian, Robert Cooper, në sallën ku pritet të mbahet rundi i sotëm i dialogut Kosovë – Serbi, i cili ishte i paraparë për dje.

Por, raportohet se pritet edhe arritja e shefit të delegacionit të Serbisë, Borisllav Stefanoviq, në mënyrë që takimi të mund të filloj në orën 10.

Temë e takimit të sotëm pritet të jetë çështja e bashkëpunimit rajonal dhe implementimi i marrëveshjeve të arritura, e veçanërisht zbatimi i Marrëveshjes për Menaxhim të Integruar të kufirit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›