Gjumi i pamjaftueshëm dëmton trurin dhe kujtesën
Gjumi i pamjaftueshëm ndikon në mosfunksionimin e zonës gri të trurit dhe në reduktimin e kujtesës, duke prishur rregullin e përgjithshëm të funksionimit normal të vetëdijes sonë. Aq më keq, ai paraqet implikime edhe në aftësinë e të menduarit dhe të të shprehurit. Këto rezultate konfirmohen nga një studim i ri botuar në revistën Psikiatria Biologjike, duke pohuar se të dyja situatat e stresit kronik dhe të lartë, depresioni apo stresi post-traumatik, shoqërohen
me zvogëlimin e vëllimit të rajoneve të caktuara të trurit. Por kjo ndodh edhe me ata që vuajnë nga pagjumësia kronike. Sipas hulumtuesve të institutit holandez Neuroscience, një studim mbi vlerësimin e vëllimit të trurit të njerëzve me pagjumësi kronike, tregoi sesi këta dy njerëz kanë një dendësi më të ulët të materies gri në rajone të trurit dhe janë më pak të ndjeshëm ndaj kënaqësive.