Numri i të papunëve në Europë për 2009, 4.6 milionë më i lartë se në 2008
Numri i të papunëve në vendet e Bashkimit Europian ka arritur një rekord të ri. Sipas zyrës së statistikave europiane, Eurostat, në Bruksel, në muajin dhjetor të vitit 2009 në 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian numëroheshin rreth 23 milionë të papunë, thënë ndryshe1 në10 persona. Norma e papunësisë arriti në10 për qind, më e larta në një dekadë. Sipas analistëve ky skenar i rritjes së nivelit të papunësisë do të vazhdojë edhe përgjatë vitit 2010. Këto shifra
tregojnë se dhjetori i vitit që lamë pas, numëroi 4.6 milionë më shumë të papunë se dhjetori i vitit 2008. Sipas të dhënave normën më të lartë të papunësisë e kanë Letonia dhe Spanja me 23 për qind dhe 19.5 për qind, dhe më të ulët, Austria dhe Holanda, përkatësisht me 5.4 dhe 4 për qind. Raporti thekson se ajo që është problematike është rritja e numrit të të papunëve nën moshën 25 vjeç. Në qoftë se në dhjetor të vitit 2008 për qindja ishte 16.9, për vitin 2009 kjo për qindje arriti në 21.4. Në Spanjë nuk punojnë 44.5 për qind, më e larta në bllokun 27-anëtarësh, në Hollandë shënon sërish për qindjen më të ulët me 7.6 për qind. Ajo që Bashkimi Europian ka planifikuar për të ulur shifrat e larta të papunësisë tek rinia, janë lançimi i linjës së mikrokredive, në masën 100 milionë euro. Me këtë program synohet dhënia e kredive për ata të rinj të papunë që të hapin biznese.