E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjunkshi, ne takimin e Komitetit Ushtarak te NATO-s ne Bruksel

Po vazhdon ne Bruksel takimi i shefave te mbrojtjes te vendeve te NATO-s dhe atyre partnere. Takimi zhvillohet vetem tri jave para Samitit ne Cikago dhe vetem nje jave pas takimeve te Ministrave te Puneve te Jashtme dhe te Mbrojtjes. Si pjese e ketij objektivi te pergjithshem, ky takim perben nje mundesi per te afirmuar rolin e Komitetit Ushtarak dhe te komandave strategjike per te ofruar ne kohe sugjerime per Keshillin e Atlantikut te Veriut. Punimet ne Komitetin Ushtarak u zhvilluan permes nje dialogu efektiv dhe konstruktiv. Ne fund te takimit, Komiteti ne formatin e Shefave te Shtabit, zhvilloi diskutimin mbi implementimin e struktures se re te NATO-s, ku tashme vendi yne ka shprehur vleresimet dhe angazhimet e veta. Shefi i Shtabit te Pergjithshem te FARSH-se, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi shprehu angazhimin e vendit tone ne kuadrin e nismave strategjike duke theksuar seriozitetin dhe perkushtimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›