E Shtunë, 31 Tetor 2026

Towndrow: Qender rajonale per demilitarizimin

Perfaqesuesi i NAMSA-s, z. David Towndrow beri nje pershkrim te pergjithshem te projekteve te ndryshme qe NAMSA implementon ne disa vende te rajonit. Ai vleresoi maksimalisht projektin NAMSA-s per demilitarizimin e municioneve ne ULP Mjekes, punen qe po behet ne kete uzine, por edhe kapacitetet dhe kriteret qe ploteson uzina per te qene nje Qender Rajonale per demilitarizimin e municioneve. Ne perfundim te ketij aktiviteti, te gjithe pjesemarresit e Konferences Rajonale per reduktimin e stoqeve te armatimit dhe municioneve te mbetura nga e kaluara, vizituan dhe pane nga afer linjat e ngritura per demontimin e municioneve ne Uzinen e Mjekesit, si linjen e demontimit te minave kunder tankeve, linjen e demontimit te predhave te renda 75-152 mm, linjen e demontimit me djegie te fishekeve 14.5 mm etj., si dhe u takuan edhe me specialiste dhe punonjes te kesaj uzine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›