Berisha vijon takimet në SHBA: Situata politike në Shqipëri, normale
TIRANË-Kryeministri Berisha zhvilloi në Washington DC, një takim me kongresmenin Eliot Engel.
Sic bën të ditur zyra e shtapit të kryeministrit, kreu i qeverisë shqiptare Berisha e njohu kongresmenin Engel me rezultatet e vizitës në SHBA dhe në veçanti, me takimin shumë miqësor me Sekretaren e Shtetit Clinton.
Gjatë takimit, Kryeministri e njohu kongresmenin Engel me zhvillimet e fundit të rëndësishme në Shqipëri, në fushën politike, reformat e suksesshme, në fushën e ekonomisë dhe fusha të tjera me rëndësi për zhvillimin e vendit.
Në përgjigje të interesimit të zotit Engel, Kryeministri Berisha e njohu me normalizimin e situatës politike dhe theksoi se forcat politike po punojnë normalisht në parlament, përfshirë për reforma të rëndësishme si ajo elektorale, miratimi i gjykatës administrative e të tjera masa të lidhura me rekomandimet e Bashkimit Europian.
Në takim u diskutuan edhe zhvillimet e fundit dhe situata në rajon.
Më tej, pasi vlerësoi kontributin e zotit Engel në lidhje me promovimin e imazhit të shqiptarëve në botë, si dhe për përkrahjen ndaj Kosovës dhe njohjes ndërkombëtare të saj, Kryeministri i shprehu atij mirënjohjen më të thellë.
Në fund të takimit, kongresmeni Engel i ripohoi Kryeministrit Berisha angazhimin e tij për të vijuar e zgjeruar bashkëpunimin e shkëlqyer me qeverinë shqiptare dhe i premtoi se do të marrë pjesë në festimet e 100 vjetorit të pavarësisë.
Berisha takim me grupin e miqësisë SHBA-Shqipëri
Në vijim të qëndrimit në Washington, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me grupin e miqësisë SHBA-Shqipëri, në Kongresin Amerikan, ku morën pjesë deputetë demokratë dhe republikanë, anëtarë të këtij grupi, Eliot Engel, Gary Ackerman, Steve Rothman, Gene Green, Robert Aderholt, Gery Peters, Dana Rohrabacher, Steve Chabot.
Pasi i uruan Kryeministrit përzemërsisht mirëseardhjen dhe urimet më të mira për vizitën e rëndësishme që po zhvillon në Washington, kongresmenët i shprehen Kryeministrit Berisha angazhimin e tyre të plotë për të dhënë kontributin në konsolidimin e mëtejshëm të miqësisë e bashkëpunimit të suksesshëm midis Shteteve të Bashkuara dh Shqipërisë, për të zgjeruar bashkëpunimin në të gjitha fushat, si dhe për të mbështetur Shqipërinë dhe përpjekjet e saj për konsolidimin e demokracisë funksionale, të bazuar mbi tregun e lirë dhe në përpjekjet e saj për anëtarësim në BE. Në takim u diskutua për të vijuar këto kontakte të ngushta në këtë funksion.
Kryeministri Berisha u shprehu kongresmenëve mirënjohjen e tij më të thellë, të qeverisë shqiptare dhe të qytetarëve shqiptarë për kontributin e jashtëzakonshëm që Kongresi, por edhe Senati, qeveria dhe Presidenti i SHBA kanë dhënë në shërbim të konsolidimit të marrëdhënieve të shkëlqyera e bashkëpunimit mes të dy vendeve, po ashtu edhe për ndihmën bujare që SHBA dhe taksapaguesit amerikanë i kanë dhënë Shqipërisë, gjatë gjithë kësaj periudhe.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Clinton-Berishës: Do vij në Tiranë për 100-vjetorin e pavarësisë SHBA, Berisha- Fried: Marrëdhëniet mes dy vendeve, të shkëlqyera SHB, Berisha takon senatoren Shaheen: Politika vullnet për heqjen e imunitetit Berisha viziton muzeun Willson. Nderohet me çmimin e Mirënjohjes: “Pluralizmi Kulturor”