E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, mbërrijnë 70 trupa ushtarake të KFOR

PRISHTINË-Mbrëmë, mbërritën në Kosovë 70 trupa gjermane të Batalionit të dytë të Forcës Operacionale Rezervë. Kjo është pjesa e dytë e zbarkimit në zhvillim të 550 ushtarëve gjermanë dhe 150 ushtarëve austriakë, i cili është i paraparë të zgjatë deri të hënën e ardhshme, njoftoi KFOR.

Që nga dita e djeshme, këto trupa janë duke mbërritur në Kosovë, pas kërkesës së Komandantit të KFOR-it, gjeneral major Erhard Drevs, si rrjedhojë e vlerësimit të tij për një rritje të tensionimit në Kosovë. Është vendimi i tij se kur, ku dhe si do të shfrytëzohet kjo forcë rezervë.

Ushtarët e Batalionit të Forcës Operacionale Rezervë janë duke arritur në Kosovë nga njësitet e tyre në vendlindje, në Gjermani dhe Austri.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›