E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshje midis MSH dhe OBSH-së

Ministri Vasili e vlerësoi nënshkrimin e kësaj marrëveshje si një moment shumë të rëndësishëm në përmbushjen e sfidave që ka shëndetësia shqiptare.

Ndërsa ka falenderuar OBSH-në për mbështjen e vazhdueshme, ai theksoi në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast se "kjo është marreveshja dyvjeçare më e madhe dhe më e plotë deri tani, një ngjarje e veçantë dhe për t’u shënuar në kursin e reformave të ndërmarra".

Dy  fushat  më të rëndësishme, ku përqëndrohet bashkëpunimi me OBSH-në në bazë të kësaj marrëveshje, janë përmirësimi  i  performancës së sistemit shëndetësor, si dhe ngritja e kapaciteteve për të trajtuar çështjet kryesore të shëndetit dhe për të arritur përfitime shëndetësore në fushat kryesore të shëndetit publik.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›