E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, 67 vite çlirim

Me këtë rast, Dy nënkryetarët e Bashkisë, krerët e Këshillit Bashkiak, përfaqësues të Prefekturës së Tiranës, Këshillit të Qarkut, kryetarët e njësive bashkiake dhe të Shoqatave të Veteranëve të Luftës, vendosën kurora pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”.

Të pranishëm në ceremoninë e nderimit të Dëshmorëve nën tingujt e Bandës së Qytetit, ishin edhe drejtuesit e Njësive Bashkiake. Në përfundim të ceremonisë bërë pranë varrezave të Dëshmorëve të Atdheut, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës z Edmond Panariti deklaroi se “17 Nëntori është një ditë simbol për Tiranën, është një ditë që kujtohet dhe do të kujtohet vazhdimisht ndër breza. 17 Nëntori shënon fundin e terrorit fashist mbi Tiranën dhe qytetarët e saj dhe për më tepër kjo ditë është edhe një ditë emblemë e ngadhënjimit të Tiranës dhe banorëve të saj mbi pushtuesin nazifashist. Është frut i sakrificave të luftëtarëve të rezistencës, të atyre qindra dhe mijëra bijve dhe bijave, që u sakrifikuan në altarin e lirisë për këtë ditë dhe ndaj ne ndodhemi sot këtu, në kujtim të tyre, në kujtim të kësaj dite”.

I pyetur nga media për arsyen e ceremonisë tek memoriali “Nënë Shqipëri”, nënkryetari i Bashkisë u shpreh se është një zgjedhje e natyrishme. “Unë mendoj se është një zgjedhje e natyrshme, pasi luftëtarët e Rezistencës që u sakrifikuan për çlirimin e qytetit i takojnë dëshmorëve të Shqipërisë. Ata prehen pranë dëshmorëve të tjerë dhe kjo ditë e çlirimit të qytetit është në kujtim e në respekt të tyre dhe është e natyrshme që edhe homazhet të bëhen pranë Varrezave të Dëshmorëve”, u shpreh nënkryetari i Bashkisë.

Ndërkohë, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, i shoqëruar nga deputetë të Tiranës dhe drejtues të lartë të kësaj partie ka vendosur kurorë me lule në këtë memorial në qendër të kryeqytetit. Të shumtë ishin veteranët e mbledhur në këtë ceremoni homazh, të cilët kanë kujtuar edhe njëherë me nostalgji ditën kur Tirana do të zbardhej e lirë dhe festën që mbizotëroi në çdo cep të saj në 17 nëntor 1944.

Kryetari i këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi duke folur në këtë ceremoni risolli në vëmendje simbolin e kësaj dite: “Sot është një ditë e rëndësishme për kryeqytetin shqiptar. Një ditë e rëndësishme sepse na kujton simbolin e fitores mbi të keqen, simbolin e fitores mbi një nga diktaturat më të egra në Evropë. Simbolin e fitores mbi të gjithë ata që dje, sot dhe nesër duhet të kenë të qartë që idealizmi, kurajoja, sakrifica për lirinë dhe për demokracinë, fitohen me të drejtën, fitohen duke respektuar normat e rëndësishme të barazisë dhe të demokracisë. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-17 14:27
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›