Wollfarth: Vendimi i Kuvendit, hap konkret

Ai e vlerëson si një rrugë konstruktive dialogun e arritur.
“E mirëpres vendimin zyrtar të Kuvendit për ngritjen e një komisioni të posaçëm për reformën zgjedhore dhe përgëzoj të gjitha palët politike për angazhimin e tyre në dialogun e nevojshëm ndërpartiak për arritjen e këtij vendimi. Ky është një fillim inkurajues. Tani është e rëndësishme që të gjitha palët politike të vazhdojnë të punojnë në partneritet të vërtetë për të shënuar një progres real dhe thelbësor në çuarjen përpara të reformës zgjedhore dhe agjendës më të gjerë të reformave. I nxis anëtarët e komisionit që të garantojnë që procesi i debateve dhe vendimmarrjes të jetë i hapur, gjithëpërfshirës, konstruktiv dhe transparent”, thekson Wollfarth.
Sipas tij, partitë politike tani duhet të mbështesin miratimin e ndryshimeve të nevojshme legjislative për të pasqyruar rekomandimet e bëra nga Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR), si dhe standarde të tjera ndërkombëtare përkatëse për zgjedhje demokratike. “I nxis drejtuesit e partive kryesore politike të garantojnë që ky proces, tashmë në rrugë e sipër, të prodhojë një reformë të plotë dhe jetëgjatë deri në pranverën e vitit 2012, bazuar në një konsensus të gjerë. Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme të kontribuojë më tej në procesin e reformës zgjedhore dhe në pjesë të tjera të agjendës së reformave, në përputhje me mandatin e saj”, tha gjithashtu. /S.Ll/Start/
2011-11-17 13:07