E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon moti i acarte ne Europe 480 viktima

Moti i keq në Europë që shoqërohet me reshje të dendura dëbore dhe erëra të forta vazhdon të mbaje të mbërthyer Europen, ndërkohë që mbi 480 njerëz kanë humbur jetën në 10 ditet e fundit. Problemet më serioze nga moti janë në Evropën Lindore, Ballkan dhe së fundmi në Itali. Në këtë të fundit edhe 6 persona të tjerë kanë humbur jetën, duke e çuar në 40 numrin e viktimave. Në Ukrainë, numri i viktimave është 136, ndërkohë që janë shënuar probleme të shumta edhe në qarkullimin e automjeteve. Shërbimi metereologjik ka paralajmëruar se temperatura do të vazhdojë të jetë minus 30 gradë deri në fundjavë. Në Poloni numri i viktimave ka arritur në 74, në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 viktima të tjera. Koha e keqe u ka kushtuar jetën 23 njerëzve në Lituani, 10 në Letoni, dhe 1 në Estoni, në Sllovaki numri i viktimave është 3, ndërsa në Çeki 24.
Në Moskë termometri shënoi minus 22 gradë celcius, ndërsa në Siberi minus 34. Në Rusi numri i viktimave ka arritur në 110, 46 prej të cilëve që prej fillimit të muajit.
Dy persona të tjerë tjerë kanë humbur jetën në Serbi, duke e ngritur numrin e viktimave në 12. Më shumë se 70 mijë njerëz kanë mbetur të bllokuar nëpër shtëpite e tyre në shume zona të vendit, ndërkohë është pezulluar lundrimi i anijeve në një pjesë të madhe të lumit Danub, për shkak të ngrirjes. Bullgaria po ashtu është përfshirë prej ditësh nga një i ftohtë i acartë. Në veri të vendit është paralizuar qarkullimi, ndërsa në jug për shkak të përmbytjeve humbën jetën 8 persona. Të mërkurën qeveria shpalli ditë zie.
Në Hungari 3 humbën jetën nga hipotermia, duke e çuar numrin e viktimave në 16, ndërsa në Gjermani, numri i viktimave është 4.
Dimri i ashpër ka mbërthyer dhe anën tjeteër të globit, Japoninë, ku janë regjistruar mbi 80 viktima. Po ashtu në Algjeri mbi 70 persona kanë humbur jetën, shumica në aksidente rrugore të shkaktuara nga rrugët me akuj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›