Topalli Aleanca Kuq e Zi qellim antikombetar

Në një intervistë për Deutsche Welle Kryeparlamentarja Topalli tha se bllokimi dhe bojkoti, që opozita i ka bërë parlamentit i ka bërë një dëm vendit dhe integrimit. Sot mund të them se është një klimë tjetër. Deputetët e opozitës tani i janë kthyer punës. Pas humbjeve edhe të zgjedhjeve lokale janë votuar disa ligje me tri të pestat e votave. Sot në kalendarin e punës së Kuvendit të Shqipërisë janë disa ligje të tjera: Kodi civil, Kodi Penal, Gjykata Administrative. Unë uroj dhe besoj se opozita do ta nderojë marrëveshjen e saj të nënshkruar më 14 nëntor. Unë uroj që në këtë 100 vjetor të pavarësisë, që koinçidon edhe me 25-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Gjermanisë dhe Shqipërisë, pozita do t'i bashkohet maxhorancës për të votuar ato ligje, të cilat nuk bëhen dot pa votën e opozitës. Ne të gjithë jemi shqiptarë, cilido grup parlamentar, në se i ikën përgjegjësisë së tij, dëmton veten, por dëmton edhe çështjen kombëtare.
Ndërsa përsa i përket Aleancës Kuq e Zi Topalli tha se “Është një realitet fals, i ushqyer më shumë nga disa media të caktuara që tregojnë interes për të, ndoshta me shpresë se mund t'i prishë punë Sali Berishës. Në fakt ajo s'ka asgjë të përbashkët me PD-në. Sepse PD-ja është forcë perëndimore, e cila ka lindur si forcë për të integruar Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Ndërsa kjo lëvizje është e kundërta e aspiratës dhe qëllimit kombëtar të shqiptarëve. Ndaj dhe them që është pa bazë, pa rrënjë dhe jashtë realitetit dhe e drejtuar nga një sharlatan, të cilin shqiptarët e njohin”- theksoi Topalli
Ndërsa e pyetur për çështjen e zgjedhjes së Presidentit Topalli tha se në kalendarin e Kuvendit të Shqipërisë ka një axhendë krejt tjetër. Zgjedhja e presidentit do të vendoset në rend të ditës pas disa muajsh. Atëherë mund të flasim sërish për këtë çështje.