E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza Presidenti optimist per marreveshje



Arkiv Presidenti i Republikës Bamir Topi ka besim se shumë shpejt do të ketë zhvillime pozitive në marrëdhëniet mes dy forcave kryesore politike. Ai thotë se e bazon optimizmin e tij, te mesazhet që ka mërrë sidomos nga faktori ndërkombëtar.

"Unë jam i predispozuar të jem optimist dhe këtë e shikoj jo thjesht tek mënyra e sjelljes së partive politike, që është, besoj, momenti më i rëndësishëm, por edhe tek komunikimi me partnerët ndërkombëtarë. Pra, është momenti që të gjithë duhet të bëhen koshientë që, sa më shumë kontestues refraktarë të jenë në bashkëpunim, nga eksperienca, aq më shumë pikë do të humbim... Unë besoj që jemi afër një mundësie zgjidhjeje të krizës, që ekziston, në krizën e besimit, që ReformatWollfarth: Nevojë urgjente për reformë zgjedhore"Të rritet niveli i përfaqësimit të grave në politikë" Arvizu: Partitë të bashkëpunojnë ekziston në marrëdhënien midis partive", thotë presidenti Topi.

Presidenti renditi disa nga cështjet që sipas tij mund të gjejnë një zgjedhje të shpejtë.

"Unë e quaj të pakuptimtë që të mos zgjidhen disa institucione, sikurse është Institucioni i Avokatit të Popullit, sepse në këtë betejë politike do ta quaja, partitë politike dinë t’i ruajnë interesat e tyre, por Avokati i Popullit ka një simbolikë shumë të veçantë, pra bëhet avokat i interesave të çdo njeriu, të çdo qytetari. Pra, unë mendoj që partitë politike duhet ta zgjidhin në mënyrë imediate, pastaj, së dyti, çështje që ata vetë i kanë prononcuar, problemet e rregullimit të komunikimit në Parlament. Dhe pastaj zgjedhja besoj, edhe e Gjykatës Administrative që është shumë e rëndësishme, që shkon përtej interesit të partive politike, në interes të biznesit, të qytetarëve, edhe mjaft çështje të tjera, që sigurisht që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi, ku një pjesë e ligjeve është me 3/5-at", vijon më tej kreu i shtetit.

Këto deklarata presidenti i bëri pas vizitës në fondacionin gjerman « Nehemia », në Buçimas të Pogradecit, që përkujtonte 20-vjetorin e aktivitetit në Shqipëri.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Kthimi me sukses në mesjetë
Artan Lame - Udhët janë një nga elementet thelbësorë që ndikojnë jo thjesht në zhvillimin e një kombi, por ndoshta edhe në vetë krijimin dhe konsolidimin e tij. Debate në Këshillin Bashkiak të Tiranës
Ka patur sërish tension e debate të ashpra në mbledhjen e dytë të Këshillit Bashkiak për këtë mandat të ri, pasi në rend të ditës janë përfshire projekte të rëndësishme si ai i planit rregullues të Tiranës, sheshi “Skënderbej” dhe ndërtimi i xhamisë. Meta: Urgjent reforma zgjedhore
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta në mbledhjen e kryesisë të kësaj paritie u shpreh për nevojën e nisjes nga puna sa më shpejt të  reformës zgjedhore e cila duhet të mbështetet në dy shtylla kryesore, gjithëpërfshirjen dhe transparencën. Rama pret kongresmenët amerikanë
Kreu opozitës Edi Rama zhvilloi një takim në selinë rozë me  Gary Peters, Kongremsmen Demokrat nga Michigani i cili shoqërohej nga ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu,  Jason Steinbaum, Koordinator per Këshillin e Shqipërisë dhe Shef Stafi i Kongresmenit, Elliot Engel si dhe nga Martin Shkreli, Kryetar i Bordit i Keshillit Shqiptar Amerikan. Basha: Ndërhyrja në shesh, 2,5 mln euro
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, u vendos nën akuzën e këshilltarëve të majtë për punimet që kanë dëmtuar planin fillestar për sheshin “Skëndërbej”, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, mbrëmjen e së enjtes.


Lajmet kryesore

Procesi ndaj Metes, pyetje drejtuar ekspertëve
Nuk vendoset ende për fatin e ekspertizës
Gjurmët nuk janë të administratës
Bell: Parashikimet e qeverisë, tepër optimiste
Bulqizë, vritet minatori

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›