Gjurmëve të flamurit tonë të parë zyrtar
Nëse asnjëherë s’do të harrohej përtë përmendur thënien e historianit Edwin Jacques, sipas të cilit: “Nukmund ta dimë kurrë se kush e qëndisiatë fl amur historik që u ngrit në Vlorë”, kjo vështirë se do të justifikonte ngecjen tonë ndaj fakteve të vjetra dhe gjetjeve të reja, që na shpien gjithnjë e më shumë drejt pranimit dhe konsolidimit të identitetit tonë kombëtar. Dhe, njëri prej elementëve që e përbëjnë këtë identitet, pa dyshim që është edhe identifikimi sa më saktësisht i flamurit të parë zyrtar, veçanërisht në këtë vit jubilar të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, rrjedhimisht edhe të krijimit të shtetit të saj.
Kur Edwin Jacques shprehej siç e cituam më lart, ende vazhdonin të propagandoheshin një sërë tezash që qëndronin atëherë (por deri diku edhe tani) midis së vërtetës, legjendës dhe mitit. Mbi të gjitha këto, është pranuar dhe ka zënë vend më së tepërmi ajo që lidhet me emrin e një vajze nga Korça, që pas martesës në fillimet e shekullit të kaluar u bë qytetare vlonjate aktive, e cila qëndisi një flamur me shqiponjën dykrenare brenda një nate, deri në të gdhirë të 28 Nëntorit 1912. Këtë figurë lartëson në kujtimet e veta edhe Eqerem bej Vlora, përveçse duke e spostuar atë disa ditë më vonë nga Shpallja e Pavarësisë; këtë, pikërisht këtë figurë kanë nxjerrë në pah edhe dëshmitarë të tjerë historikë, së cilës i atribuonin përgatitjen në ato ditë të paharruara të rreth 500 copëve të flamurit të Pavarësisë me mbishkrimin e stampuar “Rroftë Shqipëria”; këtë figurë e ka vënë kohëve të vona në qendër të një artikulli edhe historiani i shquar shqiptar, Kristo Frashëri, i cili na kumton sipas dijenive të veta të deritashme, se në vigjilje të asaj date modelin e shqiponjës e dha Luigj Gurakuqi dhe e qëndisi gjatë natës Marigoja.
Gjithçka thashë më lart, prej kohësh e kemi biseduar mes shokësh të profesioneve të ndryshme në mënyrë spontane, pa qenë në gjendje, ose pa ushtruar vullnetin e domosdoshëm për t’i sistemuar variantet e paraqitura deri tani rreth këtij tipari të qenësishëm të shtetit tonë tashmë shekullor. Përkundrazi, kryetari i Shoqatës së Koleksionistëve shqiptarë nuk mungoi të publikojë para dy javëve në një të përditshme të vendit diçka më plotazi prej historisë dhe varianteve të ndryshme mbi flamurin tonë të parë zyrtar. Përveç të tjerave, ajo që më tërhoqi më shumë vëmendjen te shënimet e tij ishte, përkundër mjaft studiuesve të deritashëm, vënia në dukje e rolit të atdhetarit të kolonisë së Bukureshtit, Spiro Ilo, nga i cili nuk mund të shpërfillen kujtimet vetjake për: “...Flamurin që përgatitëm në Bukuresht, unë e kam mbajtur në gji që nga Bukureshti deri në Vlorë dhe pastaj, pasi e valëviti Ismail Qemali, unë e mbërtheva me sqepar në parmak”.
Këto kujtime vlerësohen dhe mbështeten në një tablo historike të mbushur me disa të dhëna e detaje të rëndësishme, që nuk janë të panjohura as për historianët dhe as për një pjesë të opinionit tonë publik, që ka përftuar mësimet e nevojshme në ciklin arsimor të plotë të vendit në një kohë qoftë edhe të mëparshme. Prandaj nuk mund të quhet e tepruar po të thuhet, se ideja e Shpalljes së Pavarësisë në Shqipëri në rrethanat politike të atij fillimi të shekullit të kaluar mori trajta të përmasave të konsiderueshme ndërmjet mbi 6 mijë kolonistëve shqiptarë. Ndërmjet tyre dhe atyre të Amerikës ishte arritur të krijohej ajo që është quajtur nga historianët tanë një elitë financiare dhe liberal–demokrate, e cila hap pas hapi krijoi himnin tonë dhe përpunoi një platformë të vyer, interesante, për “mëvetësinë e kombit shqiptar”. Në këtë kuadër, edhe atë për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
Mbi këto të dhëna shpjegohen edhe përshkrimet e Asdrenit, që bënin me dije se përse vajti Ismail Qemali në Bukuresht vetëm rreth tre javë përpara ngjarjes madhore për mbarë shqiptarët, se si zhvilloi ai mbledhjen historike disaditore në hotelin ‘Kontinental’ të zbukuruar me flamuj kombëtarë etj. Gjithashtu, mund të thuhet që agjenda e organizuar në Bukuresht i dha më shumë krahë Plakut të Vlorës të udhëtonte për në Budapest dhe Vjenë. Ndërkohë që një grup shqiptarësh të Bukureshtit u nisën pas tij dhe u bashkuan në Trieste, për të kapërcyer Adriatikun dhe për të vënë këmbët në tokën ku do të ngrinin flamurin kombëtar. Në këtë rrugëtim, këta “udhëtarë” midis të cilëve ishte edhe Spiro Ilo, që njihej si grafist i talentuar, nuk mund të kishin harruar të merrnin me vete një flamur, për ta valëvitur ditën e Shpalljes së Pavarësisë. Një flamur të stampuar prej Spiro Ilos dhe fundja qoftë edhe vetëm për të cilin ky patriot i madh meritoi të zinte vend ndërmjet 20 burrave të kombit në ballkonin historik të Vlorës, për çka gjithashtu tregon Spiro Ilo vetë në kujtimet që cituam më sipër.
Për të tëra këto dhe të tjera të dhëna historike bashkohem plotësisht me zotin Bajram Peçi, kryetar i Koleksionistëve Shqiptarë, që i ka kushtuar vëmendje të veçantë rolit të Spiridhon Ilos, si krijuesi i variantit më të besueshëm të flamurit tonë të parë zyrtar. Aq më tepër mund të konsiderohet i tillë ky flamur po të mbajmë parasysh, se ai ishte përdorur që në kohën e Shpalljes së Pavarësisë si simbol nga zyrat e Postë-Telegrafës, ministër i të cilave ishte anëtari i Qeverisë së parë shqiptare, Lef Nosi. Por, këtyre konsideratave të zotit Peçi, që në shënimet e tij të para dy javëve përdorej si ilustrim edhe një skicë e variantit më të besueshëm të Flamurit Kombëtar të përdorur i pari si zyrtar dhe të sjellë nga Bukureshti prej Spiro Ilos, u mungon adresa, vetë lënda e parë. Pra, vetë flamuri i përdorur atëherë dhe i ruajtur me kujdes nga familje shqiptare të ndryshme. Ky boshllëk, së paku propagandistik, më habiti së tepërmi përderisa në një ekspozitë me objekte të 6 koleksionistëve korçarë e organizuar vetëm katër javë më parë në Korçën e bukur e të mbushur me art e histori të kohës së re të kombit shqiptar, në një cep të sallës valëvitej edhe ai, flamuri ynë i parë zyrtar. Këtë ekspozitë e vizitoi edhe ai, kryetari i Koleksionistëve Shqiptarë.
Por nëse këtij nuk ia kishte zënë syri, kjo mund të shpjegohet edhe me qëndrimin modest të poseduesit të flamurit në fjalë, i cili ekspozoi gjithashtu edhe dy flamuj të tjerë, që janë valëvitur në periudha të tjera të historisë sonë pas asaj të Shpalljes së Pavarësisë, dhe njëherazi objekte të tjera të vyera që lidhen me historinë e formimit dhe konsolidimit të Shtetit shqiptar. E pra, ky koleksionist nuk është anonim. Përkundrazi, një emër i njohur, veçanërisht në qendrën e Juglindjes së vendit tonë. Vladimir F. Molla ka bërë emër jo vetëm si koleksionist i apasionuar dhe i kujdesshëm, por edhe si jurist i zoti, si avokat dhe, më pas e deri tani si noter, i përmendur ndërkohë për studime të vlefshme në fushën e së drejtës, përkatësisht në atë të trashëgimisë, por edhe për hartimin e një Fjalori Etimologjik të kësaj lëme etj. Për të mos u larguar nga kontributi i tij si koleksionist, në rastin tonë duhet përmendur, se ai e posedoi flamurin e parë zyrtar nga djemtë e Vasil Progrit, një familje e vjetër qytetare korçare me tradita atdhedashëse, e cila kishte pasur marrëdhënie të ngushta me vetë Spiro Ilon dhe me punonjësit e hershëm të Postës shqiptare në Korçë. Prej tyre koleksionisti Molla mësoi më së pari vlerat e këtij objekti dhe tërë historinë që e lidhte me fillesat e shtetit shqiptar. Njohja ime me të më dha mundësinë ta filmoja flamurin tonë në njërën prej ditëve të organizimit të asaj ekspozite të 6 koleksionistëve korçarë dhe rasti e solli për ta përdorur atë për lexuesit e “Gazetës Shqiptare” si ilustrim të këtyre radhëve, si ilustrimin ndoshta më autentik dhe pa dyshim më të besueshmin ndërmjet vargut të miteve dhe legjendave të krijuara nëpër vite për atë datë historike të vitit 1912.
Sidoqoftë, edhe ky ilustrim nuk mund të cilësohet ende si më shteruesi dhe as t’i zmbrapsë kërkimet për të vërtetën e pamohueshme, apo për variante të tjera të flamurit të parë zyrtar në Shqipëri, si tipari fillestar i një shteti të ri me aspirata europiane, i cili së paku formalisht që atëherë tentoi të shkëputej prej hapësirave organizative dhe funksionale të një tipi perandorak aziatik. Megjithatë, e rëndësishme është që qeveria aktuale, mandati i së cilës përkon me jubileun shekullor të shtetit tonë, të mos humbasë kohë, por të organizojë grupe historianësh dhe muzeologësh për t’i thelluar këto kërkime dhe jo të përpiqet të nomatisë opinionin publik me kështjella në ajër dhe ëndrra në sirtar, me stadiume që kurrë nuk do të jetë në gjendje t’i ngrejë dhe me projekte shtatoresh pa përcaktuar as bazamentet e tyre. Le të merret më mirë me ato objekte që ekzistojnë, t’i vlerësojë dhe të krijojë mundësitë për t’u ruajtur ato që ekzistojnë. Kështu, festimet për 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë do të marrin kuptim, duke u mbështetur më së pari në vlera historike dhe dokumente historike.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)