E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata: "21 Janari", jo vrasje me dashje Klodiana Kotorri

Ish-kreu i Gardes se Republikes Ndrea Prendi, ish-gardisti, Agim Llupo dhe Margarit Kume jane te pafajshem. Ky eshte verdikti i Gjykates se Tiranes, i dhene mesditen e djeshme per dy te akuzuarit per vrasjet e ngjarjeve te 21 janarit 2011. Gjyqtari, Besnik Hoxha, deklaroi ne sallen e gjyqit se gjykata krijoi bindjen se akuza e Prokurorise per vepren penale te vrasjes me dashje ne rrethana cilesuese ndaj dy a me shume personave nuk qendron pasi nuk u arrit te provohen te gjitha elementet e vepres penale. Per marrjen e vendimit Hoxha deklaroi se u bazuan ne nje vendim te meparshem te Gjykates se Strasburgut per nje rast te ngjashem ne Itali. “Gjykata, ne reference te vendimeve te Kolegjeve te Bashkuara, nuk mund te krijoje nje akuze te re per te pandehurit tej fakteve dhe pretendimit te parashtruar nga organi i akuzes, per te cilat nuk eshte hetuar nga ky organ. Ne keto kushte, gjykata me ane te ketij vendimi i pergjigjet akuzes se ngritur dhe faktit nese provohet ose jo. Gjykata nuk mund te shprehet edhe per faktin e pahetuar nga Prokuroria per keta dy te pandehur. Gjykata se dyti, ne marrjen e ketij vendimi ka parasysh vendimin ne date 25/8/2009, se gjykates se Strasburgut, kundrejt Italise dhe jurisprudencen e kesaj gjykate, ne zbatim te Konventes Evropiane te te Drejtave te Njeriut dhe vecanerisht nenit dy te saj, e drejta e jetes. Gjykata sqaron se jurisprudenca e Gjykates se Strasburgut, eshte baze ligjore dhe e detyrueshme per gjykaten shqiptare ne baze te Kushtetutes se Shqiperise”, deklaroi gjyqtari Besnik Hoxha. “Akuza e ngritur nga Prokuroria ne ngarkim te dy te pandehurve nuk qendron, duke pasur parasysh edhe institutin e mbrojtjes se nevojshme, detyrimet ligjore te Gardes se Republikes per mbrojtjen e institucioneve dhe personaliteteve zyrtare qe kane ne mbrojtje. Si perfundim Gjykata vendosi: deklarimin e pafajshem te te pandehurit Ndrea Prendi, per vepren penale te vrasjes me dashje te kryer ne menyre te rrezikshme per jeten e shume personave, parashikuar nga neni 79, germa e; e Kodit Penal, heqjen e mases se sigurise, arrest shtepie ndaj ketij te pandehuri; deklarim te pafajshem te te pandehurit Agim Llupo, per vepren penale te vrasjes me dashje ne rrethana te tjera cilesuese, te kryer ndaj dy ose me shume personave, te parashikuar nga nenin 79, germa dh; e Kodit Penal, urdherohet lirimi i tij i menjehershem; deklarimin e pafajshem te shtetasit Margarit Kume”, tha me tej, Hoxha.

Avokatet:Ne Shqiperi nuk preken institucionet

“Drejtesia foli. Eshte nje dite vertet e madhe, jo personalisht per gjeneral Ndrea Prendin, por eshte nje dite e madhe, e cila shenoi qe perfundimisht ne Shqiperi nuk preken institucionet”, tha Genc Gjokutaj, avokat i Ndrea Prendit, pas perfundimit te seances gjyqesore. Nderkohe avokati i gardistit, Agim Llupo, deklaroi se vendimi i gjykates nuk ka nevoje per koment. “Sot Gjykata shpalli vendimin ndaj te akuzuarve te dates 21 janar, vendim i cili nuk ka nevoje per koment. Ajo qe une shpresoj dhe besoj qe ky te jete nje gur themeli i atij muri te larte qe drejtesia me reformat e saj duhet te ndertoje”, tha Besnik Cerekja, avokat i Agim Llupos. Ne konkluzionet e tyre, avokatet mbrojtes kerkuan qe klientet te shpallen te pafajshem per akuzat e vrasjeve se kater protestuesve ne demonstraten e dhunshme me 21 janar te vitit 2011, para kryeministrise. Avokatet e Ndrea Prendit dhe te Agim Llupos, kerkuan rrezimin e akuzave te Prokurorise, pasi ato nuk vertetohen. Nderkohe, prokuroria dha 23 vjet burg per ish-shefin e Gardes se Republikes, Ndrea Prendi, i akuzuar per vrasjen e demonstruesit Faik Myrtaj dhe 25 vjet burg per ish-gardistin Agim Llupo, duke e cilesuar fajtor per vrasjen e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedes.

Vendimi

Vendimi i Gjykates se Tiranes per procesin e 21 Janarit, u zhvillua diten e djeshme rreth ores 11:45 minuta. Gjykatesi, Besnik Hoxha shpalli vendimin ne pak minuta ne sallen e gjyqit, ku te pranishem ishin edhe miq te dy te pandehurve. Pas seances, avokatet mbrojtes thane se vendimi nuk ka nevoje per koment.

Akuza: Do veprojme pas zbardhjes se vendimit

“Prokuroria do te prese zbardhjen e vendimit dhe me pas do te vleresoje per me tej”. Keshtu u shpreh zedhenesi i zyres se shtypit te Prokurorise se Pergjithshme, Albi Serjani, pas vendimit te Gjykates se Tiranes per “21 janarin”, ku u shpallen te pafajshem ish-gardistet, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, si dhe shoferi i gardes, Margarit Kume. Sipas vendimit te dhene per 21 Janarin, Prokuroria ka 10 dite kohe nga zbardhja e tij per te apeluar ne Gjykaten e Apelit, nese deshiron.

Ish-gardisti, Agim Llupo lirohet nga paraburgimi

Rreth pese ore pas dhenies se vendimit te gjykates per pafajesine e tij, ish-gardisti Agim Llupo, la qelite e paraburgimit. Mesohet se Llupo ka dale nga burgu rreth ores 16:00 dhe eshte futur menjehere ne nje makine me xhama te zinj, duke refuzuar prononcimin per mediat. Agim Llupo u arrestua dy vjet me pare, nen akuzen e vrasjes se demonstruesve, perpara godines se kryeministrise. Ndaj ish-shefit te Gardes, Ndrea Prendi, u hoq masa e sigurise “arrest shtepie”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›