ACR: S’jemi larguar nga Shqiperia, respektojme kontraten
Kompania ACR, deklaron se gjithcka eshte thene keto dite nga disa nga mediat, per largim te kompanise nga Shqiperia e per rrjedhim mospagim te detyrimeve ndaj shtetit, eshte krejtesisht nje keqinformim. Ne nje deklarate per shtyp, kompania thote se e verteta eshte nje dhe vetem nje, duke shtuar se “dhe kete e themi per qytetaret”. Me tej, reagimi per media vijon: “Kompania ACR qe zoteron kontraten koncesionare, nuk eshte larguar nga Shqiperia. Ajo ishte, eshte dhe do te jete ne Bulqize, Klos, Burrel, Elbasan dhe ne te gjitha vendndodhjet e miratuara si te tilla, sipas kontrates koncesionare, deri ne perfundim te afatit te kontrates”. Ne lidhje me ndryshimin e mbajtesit te aksioneve te shoqerise ACR, pavaresisht se detajet e transaksionit jane tashme publike, kompania sqaron se shitja dhe blerja e aksioneve te nje shoqerie tregtare private nga nje shoqeri apo individ privat, shqiptar apo i huaj eshte nje e drejte e parashikuar nga ligji shqiptar. “Saktesojme se: Shoqeria Balfin, bleu kuotat ne shoqerine koncesionare ACR Holding srl ne Itali, duke zevendesuar investitorin DCM Decometal. Kjo strukture, lejon vazhdimin e veprimtarise se kompanise Albanian Chrome, me te njejtat kushte si me pare, pra pa ju shmangur asnje detyrimi, qofte ky kontraktual, fiskal, rregullator apo i cfaredolloj natyre ndaj cdo pale te trete, perfshire dhe shtetin. Nuk duam te leme pa permendur detyrimet ndaj kontraktoreve vendas, qe deri tani kane shkaktuar veshtiresi jo te pakta per qindra biznese, duke qene se ato tejkalojne shumen prej 10 milione eurosh”, - vijon reagimi per media. Nderkohe, duke vleresuar, si primar, kapitalin njerezor dhe impaktin social te kesaj industrie, kompania tha se nder hapat e pare te ndermarre nga ana e saj, ka qene mbulimi i pagave te punonjesve per muajin dhjetor e ne vijim perfshire dhe pagen e 13-te, detyrim ky, qe vetem per keto muaj kap shifren e 2 milione euro. “Deshirojme te sigurojme gjithe opinionin publik per angazhimin tone per ta kthyer kete Koncension, ne nje histori suksesi. Per kete arsye, brenda nje periudhe 30 ditore, synojme t’i paraqesim Ministrise se Ekonomise, planin e ri te investimeve, qe po hartohet si nje plan shume ambicioz, i cili i tejkalon ndjeshem, kerkesat qe parashikon marreveshja e koncesionit”. “Synojme gjithashtu, - vijon deklarata, - qe brenda nje periudhe 2-3 javore, te fillojme perpjekjet per hapjen e traverbangut te Klosit (nisme kjo, qe nuk eshte ndermarre prej mese 20 vjetesh, dhe qe do te ule ndjeshem, rrezikun e permbytjeve, duke permiresuar substancialisht sistemin e ajrimit. Planifikojme te investojme dhjetera milion euro per te mundesuar hapjen sa me te shpejte te Pusit nr.9, si dhe venien ne eficience te Qafe-Buallit. “Ne kete ndermarrje, - vijon njoftimi, - synojme te angazhojme, ekspertizen me te mire te inxhiniereve vendas, te nderthurur me eksperiencen dhe mbeshtetjen teknike dhe financiare, te shoqerive dhe institucioneve financiare me ne ze, ne te gjithe boten. “Do te ishte i mirepritur edhe kontributi i gjithe institucioneve ne nivel lokal dhe kombetar, ne mbeshtetje te kesaj nisme, nga e cila perfiton jo vetem komuniteti i gjere i ketyre zonave, por dhe ekonomia shqiptare ne pergjithesi”, - perfundon reagimi per media.