E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata Administrative Berisha PS te sjelle amendamentet e saj

Kryeministri Sali Berisha i beri thirrje kryetari socialiste edi rama te korrigjoje gabimin dhe te mundesoje miratimin e ligjin per gjykaten administrative. Madje shefi i qeverise tha se partia socialiste mund te sjelle edhe amendamentet e veta mbi kete ligj nese e gjykon te nevojshme por shtoi ai ligji duhet votuar per ti ardhur ne ndihme biznesit dhe jo per te rritur kontrollin e qeverise mbi gjyqesorin.

Tu thote qytetareve se nuk e votova per inat te Sali Berishes se do i jepja nje gjykate ne dore po ta votoja kjo eshte tu tregosh perralla me mbret sepse e theksova SHBA kane te PD dhe Sali Berisha partnerin strategjik me te rendesishem ne vend dhe me gjere. Po nga ana tjeter SHBA nuk investojne asnje qindarke per ti dhene drejtesine ekzekutivit. Ata qe njohin mire kete demokraci te madhe njohin se shtylla kryesore e garancise se lirive te qytetareve amerikan eshte sistemi i drejtesise. Kur thote qe ka amendamente te sjelle cdo amendament qe te doje. Une paraprakisht jap besim se ata nuk do sjellin amendamente ne kundershtim me parimet dhe ti votoje u shpreh kryeministri Sali Berisha. Shefi i qeverise i beri keto deklarata gjate inaugurimit te ujesjellesit te ri ne zonen e Dropullit te poshtem nje investim i buxhetit te shtetit me vlere 500 milione lek.

Bledian Koka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›