E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu Ndryshimi i ligjit arnim. Kushtetuta burim krizash

Per nenkryetarin e KLD ndryshimi i ligjit organik te Gjykates Kushtetuese do te ishte thjesht nje arnim. Gjate nje interviste per Alsat Kreshnik Spahiu hedh idene e ndryshimit te vete Kushtetutes per te evituar kriza te tjera ne kete institucion. Kriza qe sipas tij jane kultivuar ne vite nga zgjedhja e gabuar e formules per emerimin e nente anetareve.

Nje krize e kultivuar vite me pare ne momentin kur nuk u zgjodh formula e duhur se si duhet te funksiononte gjykata kushtetuese ne Shqiperi. Ndryshimi kushtetues do te sillte nje permiresim teresor te struktures organizimit funksionimit perberjes formules dhe skemes se zgjedhjes dhe emerimit te Gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese. Cdo lloj ndryshimi ligjor nuk ben gje tjeter vecse do te arnoje pjeserisht menyren e perseritjes se fillimit apo perfundimit te mandateve vetem te tre anetareve te Gjykates Kushtetutese dhe nuk do te zgjidhe asgje tjeter thelbesore tha Kreshnik Spahiu nenkryetar i KLD.

Gjykata Kushtetuese perbehet nga 9 anetare te cilet rinovohen cdo 3 vite. Ndonese me mandat 9-vjecar gjyqtaret kushtetues qendrojne ne detyre deri ne emerimin e pasardhesit.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›