Berisha takon Stavridisin Ligji i SHISH-it sipas standardeve te NATO-s

Admirali i NATO-s Shqiperia pune te jashtezakonshme. Integrimi Stavridis Shqiperia histori suksesi.
Kryeministri Sali Berisha siguroi dje Komandantin e Trupave Operacionale te NATO-s Admirali James Stavridis se ligji per Sherbimin Informativ Shteteror do te jete brenda standardeve te kerkuara nga NATO-ja. Per te njejtin ligj admirali Stavridis tha pas takimit ne Tirane me Kryeministrin Berisha se ajo eshte nje ceshtje e brendshme dhe nuk ishte diskutuar ne takimin me Kryeministrin. Por viti i pare i Shqiperise ne NATO eshte vleresuar si vit suksesi nga Komandanti i Komandes se Aleances per Operacionet ne Evrope Admirali James Stavridis. Keto vleresime duke u ndalur tek reformimi i forcave te armatosura dhe misionet paqeruajtese kryesisht ne Afganistan ai i dha ne takimet qe zhvilloi me Kryeministrin Berisha dhe ministrin e Mbrojtjes Imami ne viziten e tij te pare zyrtare ne Shqiperi. Kryeministri Berisha beri me dije se ne takimin me Admiralin Stavridis eshte folur edhe per projektet per te ndihmuar ne rindertimin e Afganistanit ndihme qe eshte vleresuar nga bashkebiseduesi. Te pyetur nese teme e takimit ka qene edhe projektligji i SHISH-it Stavridis dhe Berisha e kane mohuar nje fakt te tille megjithate Kryeministri Berisha siguroi se ligji qe pritet te rikthehet per tu votuar ne Parlament do te permbushe te gjitha standardet e kerkuara nga Aleanca. Ndersa Admirali tha se ky ligj eshte nje ceshtje e brendshme e Shqiperise.
Nuk diskutuam per dicka te tille pasi une mendoj se kjo eshte nje ceshtje e brendshme e Shqiperise - James Stavridis.
Me tej admirali i NATO-s shtoi Zoti Kryeminister do te doja tju pergezoja per punen e jashtezakonshme qe forcat tuaja kane bere ketu ne Shqiperi dhe punen e tyre te jashtezakonshme per punen dhe lehtesimin e katastrofave qe ndodhin. Kudo qe leviz neper Aleance dhe ne momentin qe shoh flamurin tuaj te dallueshem dhe krenar jam vertet i lumtur qe Shqiperia eshte pjese e kesaj aleance.
Ne takimin me ministrin e Mbrojtjes Arben Imami Admirali Stavridis u shpreh se Shqiperia ka nje histori suksesi te dukshem ne integrimin e saj. Ajo eshte nje faktor stabiliteti per tere rajonin dhe me gjere dhe se perfshirja ne te gjitha strukturat e Bashkimit Evropian e ben ate nje vend te sigurt. Ai i vleresoi si te shkelqyera misionet e forcave tona ne Afganistan ne kater zonat e luftimit dhe falenderoi per kontributin e pazevendesueshem te tyre atje vecanerisht te forcave speciale ne Kandahar. Reformat e ndermarra nga Ministria e Mbrojtjes ai i cilesoi si mjaft energjike. Admirali Stavridis theksoi gjithashtu se ne Tirane ai gjendej jo vetem si perfaqesues i NATO-s por edhe i Shteteve te Bashkuara te Amerikes per te siguruar ne kete menyre marredhenie te shkelqyera dhe krenarine e partneritetit me Shqiperine. Ndersa ministri Imami i pasqyroi Admiralit reformat komanduese strukturore dhe administrative te Forcave tona te Armatosura dhe Ministrise se Mbrojtjes. Ai paraqiti prioritetin e dikasterit qe drejton ne procesin e demilitarizimit automatizimin e logjistikes dhe burimeve njerezore e financiare. Gjithashtu vleresoi edhe modernizimin e forces ajrore dhe detare. Ne diskutimet per zhvillimet ne rajon ministri Imami vecoi ceshtjen e Kosoves duke propozuar qe ajo tashme te jete pjese e tryezave te bisedimeve ne iniciativat rajonale e nderkombetare. Admirali shprehu falenderimet e tij per punen e trupave shqiptare ne Afganistan ndersa rikonfirmoi se vendimi per reduktimin e metejshem te trupave ne Kosove do te merret pasi te vleresohet mjedisi i sigurise atje.