Gjykata Administrative Biznesi Te miratohet sa me shpejt ligji

Pas miratimit me konsensus të të dy palëve të ligjit për Gjykatën Administrative, ka nisur sot në komisionin e ligjeve diskutimi me grupet e interesit. Në seancën e sotme dëgjimore me grupet e interesit, janë përfaqësues të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Konferencës së Gjyqësorit, Shoqatës së Gjyqtarëve, Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe komunitetit të biznesit.
Kreu i BiznesAlbania, Luan Bregasi, kreu i Dhomës së Tregtisë Ilir Zhilla dhe Përfaqësuesi i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku kërkuan miratimin sa më të shpejtë të pr/ligjit, si një ndihmesë e madhe për biznesin. Ndërkohë që Buxhuku është shprehur se “Gjykata të ngrihet sa më shpejt dhe numri i gjykatave dhe seksioneve të jetë sipas buxhetit”
Ndërsa përfaqësuesi i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia ka kërkuar që të ketë Kolegj Administrativ në Gjykatën e Lartë që do të thotë që Gjykata e Lartëv të shtohen me 6 anëtarë të rinj.