E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec arrestohen dy doganiere ne Tushemisht

Dy punonjës të doganës së Tushemishtit në Pogradec kanë përfunduar në pranga pasi akzuohen se u merrnin rryhfet tregtareve duke i shmangur ata nga detyrimet doganore. Lajmi u bë i ditur nga policia e Pogradecit, e cila edhe ka bërë arrestimet pasi është sinjalizuar nga shërbimet e posaçme për veprimtarinë e doganierëve. Të njëjtat burime konfirmojnë se të arrestuarit janë Dëfrim Selko 41 vjeç dhe Ardjan Dhami 41 vjeç. Arrestimi i tyre u bë në flagrancë në kohën kur po i merrnin rryshfet tregtarit maqedonas Ashim Mançellarit, i cili pa kalonte nëpërmjet Tushemishtit, mallra ushqimore me shumicë. Policia njoftoi se po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e gjithë veprimtarisë së doganierëve të arrestuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›