Gjykata Administrative Ekspertet Te ndryshohet drafti

Nese do te leme pa ndryshuar ligjin per Gjykaten e Larte atehere parimi i shpejtesise gjykimit do te ngelet i pazbatuar persa kohe qe nje ceshjtje ne shkalle te pare perfundon per nje muaj ne apel perfundon per dy muaj dhe nje ceshtje ne Gjykaten e Larte shkon 3 vite thote Sokol Sadushi nga Gjykata Kushtetuese.
Edhe biznesi ka verejtjet e tij per draftin te cilin politika po e mban pezull prej vitesh dhe qe ka pak gjasa te votohet shpejt. Por Gjergj Buxhuku thote se edhe me keto probleme teknike serish do ishte me mire qe ligji te miratohej pasi aktualisht bizneset jane te pambrojtura ndaj qeverise qe i ka dhene vetes kompetenca te gjyqesorit.
Eshte rasti i Ligjit te Gjobave qe praktikisht e kthente ekzekutivin ne polic dhe njekohesisht edhe ne gjykates tha administratori i Konfindustrise Gjergj Buxhuku.
Por kostot e mungeses se gjykatave nuk prekin vetem biznesin. Kryetarja e Autoritetit te Konkurrences Lindita Lati thote se Gjykatat Administrative kane bllokuar luften kunder monopoleve.
Sa me shpejt te vendoset e drejta dhe te perfundoje ky proces aq me te efektshem do te jete edhe nderhyrja e autouritetit te konkurences ne treg tha Lati.
Shqiperia e humbi shansin per te perfituar 16 milione euro financime nga qeveria amerikane pasi politika nuk arriti te gjeje konsensusin per miratimin e ligjit per Gjykaten Administrative qe kerkon shumice te cilesuar.