E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo Per piramiden te vendosin arkitektet

Vendimi i parlamentit per te ndertuar kompleksin e ri parlamentar ne vend te ish-muzeut te diktatorit Enver Hoxha vazhdon te ngjalle debat.

Pertej vendimin te marre nga qeveria dhe mazhoranca ne kuvend politikani dhe historiani Sabri Godo mendon se keto vendimi duhet te ndermerren nga arkitektet dhe urbanistet .

Te flasin arkitektet dhe ata qe merren me urbanistiken pastaj politikanet. Duhet pare mundesia nese kjo ndertese mund te adaptohet. Duhet te kete perparesi mendimi i njerezve qe jane te zotet e kesaj pune u shpreh Godo.

Pak muaj na ndajne nga zgjedhjet vendore ndaj zoti Godo mendon se ne vemendjen e krereve te politikes duhet te jene diskutimet mbi reformen zgjedhore.

Jemi para zgjedhjeve vendore te cilat duhet te behen medoemos sepse eshte nje skandence qe garantohet me kushtetute. Kjo eshte me imediatja se cdo gje tjeter domethene partite te vendosin nese do te behen ndryshime ne kodin zgjedhor dhe se cilat do te jene tha Godo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›