E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto me homologun kuban Njihni Kosoven

Ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto zhvilloi ne Nju Jork nje takim dypalesh me ministrin e Puneve te Jashtme te Kubes z. Bruno Rodriguez Parrilla. Gjate takimit te dy homologet shprehen vleresimet e tyre per historikun e marredhenieve mes dy vendeve tona dhe nevojen e thellimit te tyre ne fusha konkrete. Ministri Haxhinasto gjate ketij takimi e njohu homologun e tij kuban me zhvillimet sociale dhe ekonomike ne Shqiperi duke u ndalur vecanerisht ne mundesine e eksplorimit te fushave per bashkepunim ekonomik dhe kulturor. Ne kete drejtim mes Shqiperise dhe Kubes duhet te perfundojne se shpejti projektmarreveshjet dypaleshe per heqjen e vizave per pasaportat diplomatike dhe te sherbimit si dhe te memorandumit te bashkepunimit mes dy ministrive. Me pas ministri Haxhinasto solli ne vemendjen e ministrit kuban Parrilla edhe ceshtjen e Kosoves si nje ceshtje me rendesi paresore per paqen dhe stabilitetin ne rajonin tone. Z. Haxhinasto u shpreh se Kosova eshte tashme nje realitet i pakthyeshem i cili pas opinionit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ka mbyllur njehere e pergjithmone nje kapitull problematik ne historine e Ballkanit ne respekt te ligjit nderkombetar. Ministri Haxhinasto u shpreh gjithashtu se vendet anetare te OKB-se duhet te japin kontributin e tyre per konsolidimin sa me pare te shtetit te ri te Kosoves duke e njohur ate dhe duke i dhene mbeshtetje ne organizmat nderkombetare. Nga ana e tij ministri Parrilla u shpreh gjithashtu se opinioni i GJND-se ishte nje moment mjaft i rendesishem per shume vende perfshire edhe Kuben te cilat pas ketij opinioni jane duke e rishqyrtuar nen nje drite te re shpalljen e pavaresise se Kosoves. Ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto u takua edhe me ministrin e Puneve te Jashtme te Hondurasit z. Mario Canahuati.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›